Harduer

0.40 dollar çdo minutë për makinat Tesla që kanë përfunduar ngarkimin në stacionet Tesla

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
0.40 dollar çdo minutë për makinat Tesla që kanë përfunduar ngarkimin në stacionet Tesla

supercharger-drummondvilleJavën e kaluar, CEO Elon Musk paralajmëroi se Tesla do të vepronte kundër pronarëve të një makine Tesla, që linin mjetet e tyre në stacionet e Superngarkimit pasi kishte mbaruar ngarkimi. Ai tha: “Vendet e Super ngarkimit janë për të ngarkuar makinat, jo për ti parkuar.”

Sot kompania veproi dhe prezantoi një tarifim të ri prej $0.40 për minutë për makinat që nuk kanë më punë në stacion por që vazhdojnë të rrinë aty, për të gjithë rrjetin e super ngarkuesve.

Tarifimi do të fillojë menjëherë sapo ka mbaruar seanca e ngarkimit, por do hiqet nëse makina lëvizet brenda pesë minutave – duke i dhënë pronarëve një parkim falas prej pesë minutash pasi ka mbaruar ngarkimi.

Në një deklaratë për shtyp, Tesla e bëri të qartë se nuk planifikojnë që të fitojnë nga ky tarifim dhe se është vetëm një mënyrë për të “rritur gatishmërinë e Superngarkuesve”. Me fjalë të tjera, është një mënyrë për tu siguruar se Super ngarkuesit po përdoren për atë që janë krijuar që të përdoren: për ngarkim.

Falë faktit që të gjithë mjetet janë të lidhur virtualisht gjatë gjithë kohës, nuk është e vështirë për Tesla që të mbajnë një regjistër të tarifave dhe planifikon që të tarifojë njerëzit gjatë vizitës tyre tjetër në qendrën e shërbimit. Aplikacioni Tesla do të ju lajmërojë nëse keni shkaktuar këto tarifa pas seancës së ngarkimit në Superngarkuesit.

Më herët këtë vit, Tesla kishte filluar tashmë të implementonte një sistem alarmi me mesazhe për të ndaluar pronarët që të linin makinat e tyre në këto stacione pasi kishin mbaruar seancën e tyre. Tesla dërgonte një mesazh që lajmëronte pronarin se ngarkimi kishte mbaruar dha pastaj përsëri çdo pesë minuta deri sa të lëvizej makina. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>