Softuer

1.2 miliard aplikacione të shkarkuara vetëm gjatë një jave

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
1.2 miliard aplikacione të shkarkuara vetëm gjatë një jave

Ndërmarrja hulumtuese e aplikacioneve, Flurry, vlerëson që një vlerë e kombinuar nga të dy tregjet tregon që 1.2 miliardë aplikacione ishin shkarkuar nga data 25 deri me datën 31 dhjetor. Kjo shifër, nëse krahasohet me një mesatare prej 750,000 aplikacione për celularë të shkarkuar një javë më herët në dhjetor, paraqet një rritje për 60%.

Kjo është hera e parë që numri i shkarkimeve të aplikacione tejkalon 1 miliardëshin në një javë të vetme. Rreth më pak se një çerek e këtyre aplikacioneve (242 milionë sosh) ishin shkarkuar vetëm në ditën e Kërshëndellave. Njerëzit shkarkojnë një mori aplikacionesh kur ata së pari i aktivizojnë telefonat e tyre dhe pastaj shtojnë më tepër posa zbulojnë aplikacione të reja. Por kjo është java e parë që veprimtaria aq e madhe shkarkuese ndodh nga konsumatorët të cilët ende mund të jenë të etur për të luajtur me lodrat e tyre të reja.

Sa i përket vendndodhjes së konsumatorëve të cilët i shkarkuan këto aplikacione, gati gjysma e tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara (509 milionë), e ndjekur nga Kina (99 milionë) dhe Britania e Madhe (81 milionë). Pastaj, Kanada, Gjermania dhe Franca me rreth 49 milionë të tillë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>