Harduer

1.4 milion konsumatorë regjistrohen për blerjen e Nokia 6

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Duhet sqaruar se regjistrimet nuk janë e njëjta gjë si porositë. Kjo sepse duke u regjistruar konsumatorët nuk paguajnë për telefonin 1.4 milion konsumatorë regjistrohen për blerjen e Nokia 6 Photo Source: HMD Global

Telefoni i parë Nokia që shënon rikthimin e kësaj marka në industrinë mobil po shijon momente mjaft të mira. Konkretisht kur modelit Nokia 6 i duhen vetëm pak ditë të dalë në shitje në Kinë, janë bërë mëse 1.4 milion regjistrime për blerjen e tij.

Vetëm javën e kaluar portali tregtisë online JD.com tha se të gjitha njësitë Nokia 6 të disponueshme ishin shitur. Dy ditë më parë porositë arritën shifrën e 1 milion.

Duhet sqaruar se regjistrimet nuk janë e njëjta gjë si porositë. Kjo sepse duke u regjistruar konsumatorët nuk paguajnë për telefonin.

HMD Global, kompania finlandeze e cila bart licensën e prodhimit të telefonëve Nokia, prezantoi telefonin më 9 Janar. Me kosto prej 246 dollar, telefoni inteligjent është i pari që mban emrin e ikonës Nokia që nga 2014-ta kur ky i fundit u shit tek Microsoft.

Nokia 6 ka 4GB RAM, Snapdragon 430, 64GB memorje të brendshme, mbështetje për microSD, 16 megapiksel kamër qëndrore dhe bateri 3,000 mAh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>