Analiza

1.5 milionë ATM do të përdorin Windows XP edhe pas mbarimit të mbështetjes gjatë prillit

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
1.5 milionë ATM do të përdorin Windows XP edhe pas mbarimit të mbështetjes gjatë prillit

windows-xpReuters raporton që prodhuesi i ATM-së, NCR, thotë që dy të tretat e të gjitha ATM-ve që përdorin Windows XP – ose pothuajse 1.5 milionë ATM në përgjithësi, nuk do të kalojnë në ndonjë sistem më të ri në kohën kur Microsoft e përfundon mbështetjen për XP në muajin prill.

Sidoqoftë, kjo nuk nënkuptonte që duhet të presim që hakerët të mund të marrin të gjitha paratë nga ATM-ja sepse shumë kompani dhe banka kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë Microsoft për të mbajtur mbështetjen edhe pasi të përfundojë mbështetja për përdoruesit e tjerë të XP-së.

Sidoqoftë, një mbështetje e tillë është mjaft e shtrenjtë: Sipas një vlerësimi të cituar nga Reuters, “kostoja e mbështetjes së vazhduar dhe kalimi në një platformë të re për çdo bankë kryesore të Britanisë do të ishte në vlerë prej 50 deri 60 milionë funta.”

Dhe siç duket, kjo gjë do të vazhdojë edhe për një kohë derisa bankat ta bëjnë përditësimin e sistemit të ATM-ve pasi që ekziston një ngërç i bankave që kërkojnë përditësime që tani dhe mungesa e inxhinierëve të mjaftueshëm për t’i ndihmuar ata. Me fjalë të tjera, shuarja dhe largimi i sistemit Windows XP është duke u ngadalësuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>