Vëzhgim

1.5 milionë faqe të teksteve të lashta pritet të digjitalizohen

Apr 16 2012
0 Shpërndarje
1.5 milionë faqe të teksteve të lashta pritet të digjitalizohen

Projekti pritet të kalojë rreth 4 vite dhe ishte bërë i mundshëm nga një donacion prej 2 milionë funtave nga Fondacioni Polonsky – që është një organizatë bamirësie që mbështet edukimin e lartë, hulumtimin mjekësor dhe çështje të tjera të përgjithshme në shkencë dhe art.

Tekstet do të përfshijnë faqe nga Libraritë Bodleian të Oksfordit dhe Biblioteka Apostolika Vaticana (BAV). Faqet e digjitalizuara do të përfshijnë librat e hershëm të shtypur – që quhen inkunabula – nga Roma dhe hapësirat përreth; dorëshrkime greke që përfshijnë tekste të hershme kishtare dhe punë nga Homeri, Sofokliu, Platoni, Hipokrati; dhe dorëshkrime hebraike nga mesjeta dhe periudha e rilindjes (renesancës). “Me përafërsisht dy-të tretat e materialeve që vijnë  nga BAV dhe mbetja nga Bodleian, përpjekja për digjitalizim do t’i ndihmojë gjithashtu dijetarët që të përfitojnë duke grumbulluar materialet virtualisht që janë shpërndarë në mes dy grumbullimeve gjatë shekujve,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Oksfordi.

Qëllimi i projektit, ashtu siç është paraparë nga Fondacioni Polonsky është “të demokratizojë qasjen në informacion, [duke pa] rritjen e qasjes digjitale në këto dy grumbullime të librarive, në mesin e më të mirave në botë, si një hap i rëndësishëm në shpërndarjen e mirëqenies së burimeve në një shkallë botërore.” Kjo nuk paraqet përpjekjen e parë të Fondacionit Polonsky për të digjitalizua tekstet e lashta. Një dhuratë e mëhershme ndaj Librarive Bodleian  nga Fondacioni ua mundësoi librarive të Oksfordit që të ngarkojë fotografi të 280,000 fragmenteve të dorëshkrimeve hebraike, të quajtura Përmbledhja Cairo Genizah, të cilat tani janë të gatshme për t’u kërkuar dhe parë falas online./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>