Analiza

1 milion njerëz ndihmojnë kompaninë Microsoft në testimin e Windows 10

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
1 milion njerëz ndihmojnë kompaninë Microsoft në testimin e Windows 10

windows10handson1_1020.0.0_standard_800.0Microsoft e lëshoi versionin e vet testues të Windows 10 në fillim të tetorit dhe kompania tani zbulon që 1 milion njerëz janë duke ndihmuar në testimin e sistemit të ardhshëm operativ përgjatë “Programit Windows Insider”. “Kjo paraqet shumë njerëz që janë duke e përdorur Vëzhgimin Teknik Windows 10 dhe që na dërgojnë reagime,” thotë Joe Belfiore nga Microsoft. Zhvilluesi softuerik ka pranuar më tepër se 200 mijë reagime në versionin e hershëm të Windows 10, ku top kërkesat janë ato që përfshijnë opsione për të larguar kërkimin e ri, e po ashtu edhe për prurjen e menysë Start.

Sipas Belfiore-s, 64 për qind e të gjitha instalimeve të Windows 10 janë në PC dhe jo në makina virtuale. “Kjo na bën neve të sigurt që shumë reagime janë të bazuara në përdorimin “afat-mesëm” dhe jo vetëm brenda pak minutave të eksperimentimit,” shpjegon Belfiore. 68 për qind e të gjithë përdoruesve të Windows 10 janë duke lëshuar më tepër se 7 aplikacione për ditë dhe 25 për qind e të gjithë përdoruesve janë duke lëshuar më tepër se 26 aplikacione gjatë ditës, kështu që është e qartë që njerëzit janë duke e përdorur këtë version vëzhgues në pajisjet e tyre të rregullta.

Nuk është e qartë se kur Microsoft planifikon ta lëshojë një version të ri të Windows 10, por një version i tillë i përmirësuar pritet të vijë së shpejti sipas Belfiore-s dhe kompania është duke punuar për disa nga reagimet e hershme. “Edhe pse ne jemi vetëm dy javë në këtë projekt të madh bashkëpunues, ne jemi duke mësuar shumë dhe ne jemi duke punuar fort për të qenë në hap me entuziazmin dhe pasionin tuaj,” thotë Belfiore. Këto 200 mijë reagime padyshim do ta formësojnë sistemin Windows 10 në mënyra interesante dhe Microsoft është duke planifikuar që të lëshojë përditësime të rregullta derisa kompania të shkojë drejt një versioni final vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>