Harduer

1 milion Playbook të shitur

Mar 31 2012
0 Shpërndarje
1 milion Playbook të shitur

Playbook u lëshua në shkurt të vitit 2011, me modelin më të lirë për 500 dollarë. Njerëzit e lavdëruan RIM-in që më në fund implementoi një markë të re të sistemit operativ i cili nuk dukej si pajisjet smartphone të viteve 1990-ta, por kjo lëvdatë ishte hijezuar nga kritikat e shumta për disa nga mbikëqyrjet thelbësore – si për shembull fakti që Playbook nuk kishte madje një aplikacion për kalendar ose për kontakte përderisa të mos bëhej lidhja me telefonin BlackBerry.

Gjatë kohë, reputacioni i Playbook ishte aq i ulët kështu që RIM filloi ta shiste këtë produkt për vetëm 199 dollarë dhe madje iu shpërndau një numër të tyre edhe zhvilluesve të cilët tregonin interes për zhvillimin e aplikacioneve në Playbook. Tani, Playbook ua mundëson përdoruesve që t’i shkarkojnë disa aplikacione për Android për shkak të përmbajtjes së pakët që ndodhet në këtë pajisje. RIM nuk e ka ndonjë strategji të mirë për të nxjerrë përfitime nga pajisja posa që ajo të bie në duart e konsumatorit dhe kjo gjë mund të ketë qenë një “vrasës” i vërtetë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>