Analiza

10 aplikacionet më të shkarkuara Android në Qershor

Jul 16 2018
0 Shpërndarje
Sipas Priori Data, historia shkruhet ndryshe për Android krahasuar me iOS. WhatsApp është aplikacioni më i shkarkuar me 55.78 milion shkarkime. 10 aplikacionet më të shkarkuara Android në Qershor

10 aplikacionet më të shkarkuara muajin e kaluar kishin një statistikë prej 306 milion shkarkimesh.

Sipas Priori Data, historia shkruhet ndryshe për Android krahasuar me iOS. WhatsApp është aplikacioni më i shkarkuar me 55.78 milion shkarkime.

Në fakt aplikacionet e Facebook kanë pushtuar këtë listë me Messenger që ka 44.06 milion shkarkime, Instagram me 27.04 milion shkarkime, Facebook me 23.27 milion shkarkime dhe Facebook Lite me 22.24 milion shkarkime.

Vendi i tretë dhe i katërt zihen nga dy lojëra, Helix Jump dhe Kick the Buddy.

Në listën e 10 aplikacioneve më të shkarkuara ka arritur të hyjë edhe musical.ly. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>