Analiza

10 % e përdoruesve të shërbimit Steam kanë Windows 8

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
10 % e përdoruesve të shërbimit Steam kanë Windows 8

windows 8Gjatë kohës që shumica e PC-ve po azhurnohen dalëngadalë në Windows 8, dhjetëra milionë përdorues të Steam po e bëjnë këtë me ritme shumë të shpetja.

Shërbimi i Valve, Steam, azhurnoi sondazhet e veta për muajin e kaluar, dhe vazhdohet të tregohet një rritje shumë e madhe për sistemin operativ më të fundit të Microsoft-it. Rezulatatet tregojnë se Windows 8 po përdoret nga 10.67% e gjithë komunitetit Steam.

Kjo është një rritje e konsiderueshme me shkurtin, ku ishin 9.63%, ndërsa në janar 8.76%. Windows 7 është ende në krye me 68.51%, ndërsa Vista zë vetëm 6.59%.

Numri i kombinuar i përdoruesve Mac është 3.67%, një rritje krahasuar me shkurtin. Ka gjithashut një numër shumë të madh versionesh Linux që duken në sondazh, por duke i kombinuar të gjitha bashkë, ka një rënie nga muaji shkurt. (PCWorld Albanian)

windowas 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>