Vëzhgim

10 gjërat më të bezdishme nga reklamat online

Aug 13 2008
0 Shpërndarje
10 gjërat më të bezdishme nga reklamat online

 

REKLAMAT E SOTME të bezdisshme në rrjet janë një përzierje e Big Brother, Madison Avenue dhe një rreshti të gjatë të marketingut jashtë-mode dhe reklamave shumë domethënëse. Shumë prej tyre me siguri ju kanë bezdisur për ditë të tëra duke reklamuar një kamer X-10 pa tela. Por duhet tëkemi parasysh se pa këto reklama, do të duhej të paguanim çdo cent, çdo herë kur do dëshironim të shihnim një video në YouTube.

1. Shkolla e vjetër e Reklamave që Tërheqin Vëmendjen: Rishtazi, kisha vështirësi të fokusohesha në një histori të CNN.com dhe e kuptova se ajo që po më pengonte ishte reklama e LowerMy-Bills që vezullonte, kërcente dhe lëkundej. Edhe pse ekspertët thonë se reklama të tilla ndërhyrëse po i hapin rrugë reklamave të interesave personale të përdoruesve të internetit, CNN.com duket se nuk është në modë.

2. Reklama të Zhurmshme: E neveritshme, nuk është një fjalë aq e fortë për të përshkruar reklamat që lëshohen në PC-në time pa paralajmërim. Duhen fajësuar reklamuesit dhe faqet (faqet vendosin politika për llojet e reklamave që ata pranojnë). Reklama të tilla duket se janë shumë të përhapura. Kompania për reklamim online, EyeWonder, thotë se një në dhjetë reklamat që krijon do të riprodhojë audio nëse i kaloni me maus sipër.

3. Reklamat Notuese: Nganjëherë ju duhen aftësi të mira për të gjetur butonin që mbyll reklamat, të cilat notojnë në monitorin tuaj. Një burim nga kompanitë reklamuese ka konfi rmuar atë që me siguri keni dyshuar. Reklamuesit, me qëllim e vështirësojnë mbylljen e reklamave Flash apo “faqet pushtuese” (duke përfshirë edhe disa që janë në PCWorld. com). “Këta reklamues e kuptojnë kur kanë sukses në diçka.Dhe, ajo “diçka”, nuk është për t’ju lehtësuar jetën.

”4. Kërcënim i Trefishtë-Videot Lëvizëse: Në një reklamë online e Toyota nisi të kërcente nga qoshja e majtë poshtë ekranit dhe filloi të dërdëlliste. Reklama ishte rreth një shitësi tëbezdisshëm të veturave.

5. Reklamat Minuese me Kalim të Maus: Nganjëherë, kalimi i mausit mbi një faqe mund të duket sikur po luani Minesweeper. Një lëvizje e gabuar dhe BUM reklama fillon të shfaqet nga hiçi. Për këtë mund të falënderoni kompaninë Vibrant Media dhe teknologjinë së saj IntelliTXT, e cila u lejon faqeve të shfaqin reklama të lidhura me përmbajtjen e tekstit.Edhe pse me reklamat popupmbaroni punë shpejt(<Alt>-<F4>), reklamat e IntelliTXT gjithmonë mbeten në faqe duke pritur të hapen. Një dredhi e pakëndshme që e bën leximin e përmbajtjes së faqes të pamundur.

6. Reklamat virusale: Disareklama me virus mund të jenë zbavitëse. E preferuara ime: “A do të përzihet?” Idea këtu është që reklamat të bëhen sa më imponuese, në mënyrë që shikuesi t’i shpërndajë ato tek shokët. Problemi i vetëm është se pas çdo reklame virusale interesante, janë shumë gjëra pa vlerë. Për shembull: Sony ka angazhuar një kompani marketingu, Zipatoni për të krijuar një blog të quajtur “E gjithë ajo që dua për Krishtlindje është një PSP”, e dedikuar për aparatet e lojërave të lëvizshme dhe linqe për video në YouTube, e që ishte publikuar si krijim i një adhuruesi me emrin Charlie. Ky plan dështoi kur dolën fj alë se blogu dhe Charlie ishin të rremë.

7. Reklama që Zgjerohen: Një tjetër lloj i popullarizuar i reklamave janë ato në formë katrori anash apo në krye të faqes, por nëse kaloni me maus mbi të, reklama hapet dhe zgjerohet, duke e zënë tërë shfletuesin deri sa ta largonimausin. Pas kësaj kthehet në gjendjen paraprake, në formatin e thjeshtë. Nuk e di për ju, por unë nuk jam kurrë i kënaqur kur aksidentalisht kaloj me mausin mbi një vend të tillë nëpër faqe, ku një reklamë në Flash animacion fillon të shfaqet nga pas faqes. (Faji ynë: PCWorld.com gjithashtu ka nga këto lloj reklamash.)

8. Reklama të Personalizuara: Kompanitësi DoubleClick, të cilën e ka blerë Google, rishtazi kontrollojnë vendndodhjen tuaj në Web dhe dinë më shumë se ju rreth natyrës së sërfi mit tuaj. Reklamuesit mund të përdorin dosjet digjitale për t’i dërguar përdoruesve reklama të bazuara në aktivitetin e tyre online. Për t’iu kundërvënë këtij trendi, shumë aktivistë të intimitetit po nxisin Komisionin Federal të Tregtisë(SHBA) të krijojë një ndalesë “për mospërcjellje”, e cila do t’i shpëtonte përdoruesit nga shfaqja e reklamuesve online.

9. Reklama të Lidhura me Malware: Në të shumtën e rasteve, fashat reklamuese përmbajnë një dokument Flash, i cili, në mënyrë të heshtur, instalon një Trojan apo një program të fshehtë në një sistem jo të fortë të Windows. Këto reklama zakonisht paraqiten në faqe të popullarizuara si MySpace, të cilat vijnë nga rrjete që janë palë të treta dhe luajnë rrolin e ndërmjetësuesit mes faqeve dhe reklamuesve. Rrjetet reklamuese mund të mos e kuptojnë se janë duke shpërndarë reklama të dëmshme. Këto reklama janë shumë të frikshme, sepse edhe nëse keni vendosur nivelin më të lartë të sigurisë, ato nuk kërkojnë ndonjë veprim nga ju dhe instalohen.

10. Reklama Joshëse, Tunduese dhe Infektuese: Lloje të ndryshme të reklamave që ju tërheqin në faqe, kanë ngritur kurthe, të cilat ofrojnë soft ware falas apo gjëra të ngjashme. Këto mund të duken si faqe legjitime. Për shembull, rishtazi Arizona Daily Star në Tucson ka raportuar se faqja e tyre ka pasur një “kod të tillë reklamues”, për të cilin kanë paguar me një kartë krediti të vjedhur. Mësimi: Kontrolloni sigurinë tuaj dhe përdorni me kujdes mausin.

NGA TOM SPRING

Lajmet e fundit>