Biznes

10 karrierat dytësore të mundshme për Bill Gates

Sep 1 2008
0 Shpërndarje
10 karrierat dytësore të mundshme për Bill Gates

Për më shumë së 30 vjet ka bredhur në mes nesh, si një hibrid i çuditshëm mes Napoleonit dhe Vladit. I pamëshirshëm, brilant dhe “i ndotur” nga njollat e errëta në lidhje me dështimet e kompanisë së tij, Bill Gates lë një shenjë të pashlyer në çdo gjë dixhitale. Më 27 qershor, ai u tërhoq nga detyrat të tij të përditshme në Microsoft , për t’iu përkushtuar aktiviteteve lantropike. Me kujtime të shumta në zemrat tona, ju paraqesim 10 momentet më të shndritshme të karrierës së Billit. Por kemi edhe sugjerime për lëvizje profesionale, që ai mund t’i konsiderojë, nëse vendos të ndjekë rrugën e drejtë këtë rradhë.

1. Windows 95 fillon (24 Gusht 1995) Ndoshta nuk do të shohim më kurrë ndonjë produkt të lëshuar në botë si Windows 95 dhe kjo sigurisht është një gjë e mirë. Madhështia dhe rrethanat e debutimit të iPhone nga viti i kaluar janë të zbehta në krahasim me atë që bëri Windows. Miliona dollarët që Microsoft pagoi për të drejtat e këngës së Rolling Stones, “Start me Up”, ishin vetëm fillimi i 300 milionë dollarëve reklama që shoqëruan lançimin e Windows. Mes shumë teprimeve të tjera, godina e Empire State u vesh me ngjyrat Microsoft dhe fushat e lojërave në Britani ishin vulosur me logon e Windows 95, në mënyrë që të mund të shiheshin edhe nga qielli. Qyteti i Redmondit në Washington, ku gjendet kampi i Microsoft, u transformua në karnavale për një ditë, me ushqim, palaço, balona dhe tenda cirku. Në qendër të tij ishte Billi, i ngathët, duke buzëqeshur, i veshur me një bluzë polo ngjyrë blu të Microsoft. Dukej i rastësishëm, sikur të ishte në një shfaqje televizive popullore si “The Tonight Show”. Shprehja më e mirë e Billit: “Windows 95 është shumë i thjeshtë, aq sa edhe një drejtues i një talk-show mund t’a kuptojë”. Thuaj shyqyr që ai nuk kishte dhënë akoma dorëheqje nga puna e tij e përditshme, për t’iu dedikuar televizionit.

Profesioni i dytë: Zgjo komikun që është brenda teje Bill, por mos na thirr se bëhemi gjallë vetë, po patëm nevojë për ty.

2. Hack Code (Janar 1975). Ishte një fotografi e MITS Altair 8800 në ballinën e gazetës Popullore Elektronike, ajo që e filloi tërë këtë. Paul Allen i tregoi idenë. Gates i telefonoi MITS-it dhe bindi presidentin Ed Roberts, që ai dhe Allen kishin krijuar një program BAZE për Altair edhe pse asnjëri nuk kishte shkruar as edhe kod të vetëm. Kur Robert shfaqi interes, punuan pa ndërprerje që të krijonin programin brenda tetë javëve. Atë vit Gates la Harvardin dhe u transferua në Albuquerque, ku filloi punë për të shkruar software për Robertsin për 10 dollarë në orë. Eventualisht, fitoi aq para sa arriti t’i blinte vetes një Porsche 911, me të cilën u arrestua shpesh për shpejtësi të madhe dhe drejtim automjeti pa patentë.

Karriera e dytë: Instruktor në një autoshkollë? Faleminderit, por hë për hë i kemi vendet e zëna.

 3. Billi merr një ngritje në Rastin e Antitrustit (27 Gusht 1998) Windows kishte gjithmonë probleme me menaxhimin e memories. Edhe Gates vetë kishte probleme të mëdha në këtë drejtim. Reputacioni i Gates, si një njeri i shkëlqyer, i orientuar në detaje, mori një plasaritje serioze kur ai tha në dëshminë e tij: “Nuk më kujtohet” plot 6 herë, “Nuk mbaj mend” 14 herë dhe “Nuk di” 22 herë. Gates kundërshtoi domethënien e fjalëve “shqetësim” dhe “konkurrencë”, në një vallëzim semantik me avokatin amerikan David Boies dhe rivalizoi Abbotin dhe Costellon me “Kush është i pari?”. Mirëpo qesh mirë kush qesh i fundit dhe në fund qeshi Gjykata e Apelit e SHBA-së, bashkë me Billin kur rrëzoi akuzën e Xheksonit kundër Microsoft, tre vjet më vonë.

Karriera e dytë: Dëshmitar ekspert në gjyq? Ne jemi kundër zoti gjykatës!

4. Bill Gates: PC World Centerfold Model (Qershor 1987) Po, po flasim për Bill Gates. Nuk po pozonte nudo. Kishte veshur një kostum blu të errët, një këmishë dhe një kravatë me vija, në vend të trikos së tij të qëndisur që mban zakonisht. Jemi dakord të gjithë mos ta fajësojmë për këtë, sepse ai nuk e ka bërë më një gjë të tillë, që kur u shfaq në revistën botërore të PC-ve, në korrik të vitit 1987, në një intervistë me të atëherëshmin 32-vjeçar, tajkunin e Windows. Ishte hera e parë që revista bëri një gjë të tillë dhe sigurisht e fundit. Hej, të gjithë kemi qenë të rinj dhe budallenj në atë kohë!

Karriera e mundshme: Rrobaqepës? Pasi të mos ketë mbetur tjetër mbi dhe, po!

5. Lindja e një “përbindëshi” (13 Mars, 1986) Ditën që Microsoft u kuotua në bursë, Gates u bë menjëherë megamilioner. Vlerësuar në 234 milion dollarë, bazuar në çmimin e IPO, mirëpo, nuk ishte i tillë akoma, deri sa më 17 korrik 1995, Forbes e emëroi si “dykëmbëshin” më të pasur në planet, me një rrjet që vlente rreth 13 miliardë dollarë. Pasuria e tij zuri fill aty. Përgjatë çmendurisë së dot com, pasuria e Gates kaloi 100 miliardë dollarët, duke frymëzuar kështu disa faqe të përkushtuara rreth matjes, se sa para kishte në të vërtetë bosi i Windows. Pa habi, njerëzit e kishin të lehtë t’i besonin thashethemeve, se ai do t’ju jepte 1000 dollarë vetëm që t’ipërgjigjeshin një mesazhi e-mail. Në vend që t’i grumbullonte paratë, Gates vendosi t’i japë për bamirësi, për themelimin e fondacionit “William H. Gates III”, më vonë të ndryshuar në fondacionin “Bill dhe Melinda Gates”. Pas shfryrjes së flluskës, çmimi i aksioneve të Microsoft pati rënie të theksuara, ashtu siç pati gjithë industria. Tani Bill mbeti me një pasuri personale neto prej “vetëm” 58 miliardë dollarësh. Aktualisht radhitet i treti në botë, prapa afaristit Meksikan të Telekomit, Carlos Slim Helu dhe shokut të tij të ngushtë Warren Buffet.

KARRIERA E DYTË: Filantropist në pension? Eh, sa ka folur për këtë!

6. Nëse të japin pite me krem, duhet të jesh në Belgjikë (4 Shkurt, 1998) Billi ishte famëkeq me kohë, ndaj nuk duhej të befasohej kur mori një pite në surrat, kur vizitoi Brukselin në Shkurt të vitit 1998. Gates u kremos kur po hynte në sallën e koncertit, për një konferencë të edukimit të sponsorizuar nga qeveria Belge. Pas ngjarjes raportoi se pitja me krem “nuk ishte shumë e shijshme”.

KARRIERA E DYTË: Palaço i cirkut? Provën e piteve në fytyrë e kaloi, ndaj mendojmë se ka potencial.

7. Zoti Gates ndërton shtëpinë e ëndrrave (1988 deri 1995) Çfarë do të bënit po të kishit më shumë para se Zoti? Do të ndërtonit një shtëpi që do të përshtatej për një perëndi, natyrisht. Ndërtimi i shtëpisë së Gates zgjati shtatë vjet dhe kushtoi diku rreth 40 milion apo 100 milion dollarë, varësisht nga cili burim merrni informacionin. Sipas magazinës “Fortune”, ishte një ëndërr dhe ankth i një amvise. 40 mijë metra katrorë, me disa garazhe, me një pishinë të mbyllur, një teatër me makinë për kokoshkat dhe pamje të mjaftueshme të teknologjisë së lartë, për ta bërë nusen e tij të re të ndihej sikur po jetonte brenda një videoloje”. Pas martesës së tyre, siç raporton Robert X. Cringely, vizitorëve të shtëpisë u kërkohet të mbajnë bexha elektronikë që u shërbejnë për të rregulluar klimën, muzikën dhe ndriçimin, në mënyrë që arti elektronik në mure, t’i përshtatet preferencave të tyre, kur lëvizin nga dhoma në dhomë. Por çfarë ndodh kur më shumë se një person gjendet në një dhomë? Realiteti i bexhave elektronikë aktivë vërteton se Bill Gates është ende mbret. Kur Billi ndodhet në dhomë dominon shija e tij.

KARRIERA E DYTË: Ndërtues shtëpie? Mendoj se më mirë do të ishte të merrnim ndonjë apartament me qira.

 8. Bill Gates i fshehur (1 Janar 1994) Kur je njeriu më i pasur i botës, duhet të punosh dyfish më shumë, në mënyrë që të fshihesh nga publiku. Kështu, kur Gates vendosi të martohej me ish-menaxheren e prodhimit të Microsoft, Melinda French, organizoi dasmën në një ishull të vogël të Hauait, të quajtur Lanai. Rezervoi të gjitha dhomat e hotelit dhe mori me qira çdo helikopter të atij vendi, për të mbajtur larg paparacët. Ceremonia njëmiliondollarëshe u mbajt në fushën e 12-të të golfit të Manele Bay Hotel. Në listën e mysafirëve ishte kumbari Steve Ballmer, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, Warren Buet dhe nga gazeta “Washington Post”, Katherine Graham. Këngëtar ishte Willie Nelson.

KARRIERA E DYTË: Planifikues martesash? Na pëlqen stili i Billit, mirëpo është shumë i shtrenjtë për xhepin tonë.

9. Microsoft mbetet siç ishte (28 Qershor 2001) Billi dhe shoqëria e tij iu shmangën një plumbi të madh, kur Gjykata Federale e Kundërvajtjes, refuzoi vendimin e prokurorit  Omas Pen eld Jackson në SHBA, kundër Microsoft, për ta ndarë kompaninë në dy pjesë. Gjykata e Apelit zbuloi se Microsoft kishte vepruar më të vërtetë si një monopol në lidhjen e Internet Explorer me Windows. Gates tashmë kishte kaluar si CEO i Microsoft që në janar të vitit 2000. Nëse Microsoft do të ndahej, Gate sdo të mund ta kishte parë veten konkurrent me kolegun e tij të ngushtë Ballmer. Dhe Yahoo do të përpiqej që t’i blinte ata.

KARRIERA E DYTË: Nëpunës i Yahoo? Kjo është një gjë që ne do donim ta shihnim.

10. Bill Gates dhe lëkura e tij e deles (7 Korrik 2007) Për më shumë se 30 vjet pas largimit nga Harvardi, Billit përfundimisht iu desh që t’i tundë letrat e tij. Si student i pëlqente më shumë të luante poker dhe të merrej me programim, sesa të ndiqte leksionet. Megjithatë, në qershor të vitit 2007 mori një diplomë në jurisprudencë. Atë ditë edhe Bill Russel mori të njëjtën gjë, kështu që ishte një ditë e mirë për të gjithë Billat përreth. Mbani mend fëmijë, rrini në shkollë! Nëse nuk mund ta përballoni dot, krijoni mbretërinë tuaj të software dhe dominimi i botës për 30 vjet mund të jetë një plan i realizueshëm.

KARRIERA E DYTË: Këshilltar karriere. Kjo është e sigurt. Askush nuk di më shumë në lidhje me karrierat e dyta sesa Billi. Ai është i natyrshëm.

Lajmet e fundit>