Ja se si

10 këshilla për përdorues të rinj në Google+

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
10 këshilla për përdorues të rinj në Google+

Megjithatë nëse ju jeni në grupin e përdoruesve të rinj që dëshiron t’i bashkëngjitet rrjetit, por po hezitoni nga frika për mënyrën e shfrytëzimit të tij dhe për pozitën e tij në treg, PCWorld Albanian duke shfrytëzuar këshillat e ofruara nga Mashable dhe bashkëpunëtorët e saj, prezanton para jush 10 prej tyre që mund t’ju hyjnë në punë për të shfrytëzuar këtë rrjet social më mirë.

1. Shtoni më shumë informacione në dritaren e profilit tuaj

Për shumicën e përdoruesve të Google+ ju nuk jeni asgjë përveçse një thumbnail, por nëse ata vendosin miun mbi fotografinë tuaj, atëherë ju jeni një thumbnail me një përshkrim të shkurtër rreth kompanisë ku punoni, profesionist apo lokacionit. Por sipas Mashable ka një teknikë të thjeshtë që mund ta bëjë Google+ të shfaq më shumë informacione rreth jush kur dikush vendos miun mbi fotografinë e profilit tuaj. Editoni profilin tuaj, zgjidhni seksionin e punëdhënësit, dhe në vendin e parë “Employer name”, shkruani biografinë dhe zgjidhni pjesën “current”. Çfarëdo që shkruani do të duhej të paraqitet tani kur njerëzit vendosin miun mbi fotografinë tuaj. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Atom McCree & Simon Kemp).

2. Organizoni përmbajtjen me Rrathë 

Circles (rrathët) janë një vegël shumë e dobishme për organizim të përmbajtjeve. Falë faktit se ju mund të krijoni rrathë të thatë, ka një sërë opsionesh organizative para të cilave ju duhet të shfaqeni. Por ju mund të krijoni rrathë të thatë në të cilët mund të vendosni gjëra për të shkëmbyer dhe t’i lexoni më vonë. Ju mund të krijoni rrathë të quajtur “lexo më vonë” apo “test”, dhe më pas artikujt që i shkëmbeni aty nuk i shesh askush por ju në njëfarë forme i keni bërë bookmark apo ruajtur për lexim të mëvonshëm. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Evelyn Barney & Natalio Cosoy).

3. Klikoni në fotografi të profileve 

Një trik shumë interesant i ndërtuar në Google Plus është mundësia për të shfletuar të gjitha fotografitë e profilit të ngarkuara nga një përdorues, qoftë nga faqja e profilit apo faqja e postimeve. Ju mund të bëni këtë duke klikuar imazhin e avatarit të përdoruesit që qëndron në skajin e majtë lartë, por nëse ata kanë shtuar më shumë se një fotografi ju mund të shfletoni albumin edhe prej kësaj pike. Gjersa në njërën anë është një gjë e dobishme për të shikuar fotografitë e profileve me një hap, disa përdorues të Plus kanë krijuar një koncept kreativ. Dizajneri Phouthong Luong ka dy fotografi të profileve përmes së cilave mund të shfletoni. Ato janë të të njëjtit koncept si natyra e filmave të vizatuar. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Tom Paladino).

4. Ndalni shkëmbimin në postime

Një prej gjërave më të pëlqyera në Google+ sipas Mashable është mundësia e postimit të kufizuar, në vend të atij publik. Ju mund të shkëmbeni gjëra me një person apo me tërë botën. Megjithatë, nuk ka askush që e ndal dikë që të klikojë “share” dhe të ekspozojë postimin tuaj privat para tërë botës. Por Google+ ofron mundësinë edhe për të ndaluar shkëmbimin e postimeve tuaja. Nëse keni postuar diçka që dëshironi ta ruani privat,. Klikoni në menynë rënëse që ka shigjetën në pjesën e djathtë të postimit dhe zgjidhni “disable reshare”. Për arsye të dukshme kjo ndalon edhe “+mentions” në komentim të postimit, edhe nëse ju dëshironi që të përmendni dikë që ka komentuar tek ju më parë. Mos harroni se dikush mund të përdor Print Screen, megjithëse së paku është një lloj forme e ruajtjes së privatësisë.

5. Si të gjeni permalinks 

Nëse dëshironi të gjeni një permalink të një postimi të një personi kjo gjë është e thjeshtë. Nëse postimi është shpërndarë publikisht, ju mund të klikoni në shigjetën e menysë rënëse në skajin e djathtë dhe të zgjidhni “link to this post”. Kjo do të hap postimin në një tab të veçantë, duke lejuar që të kopjoni dhe të vendosni URL-n.

Nëse postimi ka opsione të kufizuara për shkëmbim, kjo mundësi nuk paraqitet në menynë rënëse. Në vend të kësaj klikoni në orën apo datën në pjesën e poshtme të postimit. Kjo gjithashtu do të hap postimin në një dritare të re dhe do të shpalos URL’në, edhe pse askush nuk do të jetë në gjendej ta shoh. (Këshilla e postuar në Mashable është dhënë nga Tom Paladino).

6. Tërhiqni dhe lëshoni përmbajtje për të shkëmbyer 

Nëse zgjeroni kutinë e shkëmbimit, atëherë ju mund të tërhiqni dhe lëshoni përmbajtje në të. Kjo funksionon për video, fotografi, linka dhe madje edhe profile të Plus.

7. Ndryshoni dukshmërinë e Rrathëve tuaj

Google+ shfaq të gjithë njerëzit në rrathët tuaj në mënyrë të rëndomtë  në profilin tuaj. Megjithatë ju mund të ndryshoni opsionin e zakonshëm të shfaqjes së rrathëve, në vetëm disa të caktuar dhe t’i fshihni të tjerët. Me fjalë të Google kjo ju mundëson të fshihni atë për të cilën ndiheni në siklet, dhe të shfaqni vetëm njerëzit më të mirë që njihni. Për të bërë këtë ndryshim, klikoni në “Edit Profile” dhe më pas klikoni kutinë e rrathëve në të majtë të ekranit tuaj. Më pas zgjidhni cilët rrathë dëshironi që bota t’i sheh dhe më pas vendosni nëse dëshironi që të shfaqen njerëzit që ju kanë shtuar në rrathët e tyre.

8. Lajmëroni njerëzit rreth postimeve

Në vend se të rrezikoni mbulimin e postimit në hapësirën e transmetimit të vazhdueshëm të informacioneve, Google+ ofron një mënyrë të paralajmërimit të njerëzve në rrathë rreth një postimit, pa pasur nevojë që të shtoni emrat e përdoruesve veç e veç. Për ta vënë këtë në funksion klikoni në rrethin me të cilin po shkëmbeni informacioni dhe më pas zgjidhni “notify about this post”. 

9. Shtoni efekte speciale në fotografitë në Google+

A e dini se Google+ ofron disa efekte shumë të bukura për fotografi? Madje ka edhe një opsion “I’m feeling lucky”. Klikoni në një prej fotografive tuaja për të shfaqur prapavijën e zezë, dhe më pas klikoni menynë “Actions” në pjesën e poshtme të djathtë, dhe përdorni opsionet si “Auto Contrast” dhe “Auto Color” pastaj Cross Process, Orton-ize, bardh-e-zi, etj.

10. Të gjitha URL’t e Google+

A e keni ditur se në Google+ mund të qaseni edhe sipas këtyre URL’ve:

nëse dëshironi të shkoni direkt në profilin tuaj ju mund të shkruani edhe www.plus.google.com/me

Lajmet e fundit>