Harduer

Më 10 Korrik Microsoft prezanton produkte të reja Surface

Jul 9 2018
0 Shpërndarje
Microsoft ka përdorur këtë imazh edhe në të kaluarën por jo me datën dhe orën të cituar. Më 10 Korrik Microsoft prezanton produkte të reja Surface

Microsoft la të kuptohej se një pajisje e re Surface do të debutojë ditën e nesërme.

Në një imazh të publikuar shfaqet linja aktuale Surface me datën 10 Korrik të shfaqur në secilin prej ekraneve së bashku me orën 6AM.

Microsoft ka përdorur këtë imazh edhe në të kaluarën por jo me datën dhe orën të cituar.

Prej kohësh spekulohet se gjigandi i Windows do të lançojë tabletë të rinj 400 dollarësh që do të konkurrojnë më mirë me Apple iPad dhe Google Chromebooks.

Raportimet flasin për tabletë Surface me ekrane 10-inç dhe procesorë Intel Pentium. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>