Analiza

10 milion fjalëkalime të vjedhura u publikuan online por këtë herë me qëllime të mira

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
10 milion fjalëkalime të vjedhura u publikuan online por këtë herë me qëllime të mira

hackers-hacking-2Më herët gjatë kësaj jave, eksperti dhe këshilluesi i sigurisë Mark Burnett i surprizoi të gjithë kur ai postoi në blogun e tij 10 milion fjalëkalime të vjedhura. Sigurisht që eksperti nuk e bëri këtë gjë me qëllimë të këqija. Në vend të kësaj synimi i tij ishte të publikonte një set të dhënash që i jep përdoruesve një vështrim më të mirë mbi sjelljen e tyre online. Ai gjithashtu e bëri këtë për të tërhequr vëmendjen ndaj arrestimit dhe persekutimit të Barret Brown.

Mark Burnett sigurisht që nuk i vodhi këto fjalëkalime. Aktualisht kjo listë është e disponueshme për të gjithë. Bëni mirë të kontrolloni nëse në listë përfshihet ndonjë fjalëkalim i juaji. Ai i postoi këto të dhëna në një skedar torrent të cilin çdokush mund ta shkarkojë në kompjuterin e tij. Për fat të mirë një nga personat që e shkarkuan këtë skedar, e përdori atë për të ndërtuar një faqe të thjeshtë ku gjithsecili prej nesh mund të kontrollojë nëse dhe ndonjë fjalëkalim i tiji është publikuar.

Ja se si mund ta bëni këtë gjë…Është një proçes fare i thjeshtë ; si fillim vizitoni faqen e programuesit Luke Rehmann, aty do t’ju shfaqet një opsion search ku ju mund të shkruani një pjesë të fjalëkalimit që mendoni se është pjesë e listës, apo shkronjat e para të tij. Më pas do t’ju shfaqen rezultatet.

Burnett konfirmoi se kjo listë e publikuar është vetëm një pjesë e vogël e gjithë të dhënave që ai zotëron. Mendohet se ai ka një set plot 1 miliard me të dhëna të vjedhura. Kështu që një kërkim i thjeshtë në faqen e lartpërmendur nuk do t’ju sigurojë se fjalëkalimi juaj nuk është kompromentuar. Për të kontrolluar më me detaje provoni të vizitoni faqet Havibeenpwned.com dhe Pwnedlist.com. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>