Analiza

10 për qind e punësimeve të reja në SHBA janë në teknologji

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
10 për qind e punësimeve të reja në SHBA janë në teknologji

Punësimi i profesionistëve të teknologjisë ka qenë në ngritje në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas dy vlerësimeve të pavarura, punësimet në IT arritën rreth 10 për qind të të gjitha punësimeve të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin qershor.

Sipas TechServe Alliance, që është grupi industrial për shërbimet e IT-së që ndjek të dhënat e punësimit muaj-për-muaj, punësimi i plotë në teknologji ka arritur 4.47 milionë në qershor, një rritje kjo prej 22,600 punë, në krahasim me muajin e kaluar, apo një rritje prej 0.51 për qind. Ngjashëm, Foote Partners, që hulumton trendet e punësimit të iT-së, raportoi një arritje prej 18,200 punë të reja të teknologjisë gjatë muajit të kaluar.

Punësime në kohë të ristrukturimit

Këto fitime janë duke ardhur në të njëjtën kohë kur disa punëdhënës të teknologjisë janë duke zvogëluar bazën e vet të punëtorëve. IBM ka larguar më tepër se 3000 punëtorë gjatë javëve të kaluara, Hewlett-Packard po ashtu është duke eliminuar punë dhe Symantec është duke bërë po ashtu zvogëlim të numrit të punëtorëve.

Sipas Departamentit të Punës, ekonomia e SHBA-së ka shtuar 195,000 punë gjatë qershorit.

Foote tha që punësimi në IT në gjysmën e parë të këtij viti është duke pasur mesataren prej 13,500 punë të reja për muaj. “Derisa faza e krijimit të punëve në fuqinë kombëtare të punës duket të ketë ngecur me 7.6 për qind papunësi dhe punët e reja janë në masë të madhe në pozita me punë të përkohshme dhe segmente me pagesë të ulët në kohë të plotë, punët në IT kanë qenë në një ngritje të qëndrueshme dhe pagat janë duke qëndruar të palëkundura nëse nuk janë duke u rritur pjesërisht,” tha David Foote, që është analisti kryesor, në një deklaratë. (PCWorld Albanian)

file management business

Lajmet e fundit>