Ja se si

10 Rregullime të shpejta për bezdisje sigurie

Jan 12 2009
0 Shpërndarje
10 Rregullime të shpejta për bezdisje sigurie

altShumica e sulmeve online qëllojnë disa pika të dobëta në PC-në tuaj të cilat nuk është vështirë ti mbroni. Ndiqni këto udhëzime të thjeshta, dhe befas ju do jeni shumë më i sigurtë. Piratët e kompjuterëve, siç i quajmë ndryshe Hackers dhe Spammers, mund t’i krahasojmë me djallin, sepse gjeni nuk janë. Hakerët mund të penetrojnë shumë lehtë në kompjuterin, ndërsa Spammers dërgojnë e-mail në inbox tuaj, duke ju sjellë probleme. Ata shfrytëzojnë disa pika sigurie që përdoruesit nuk i njohin, ose më saktë ne biem viktima të tyre, sepse bëjmë disa veprime për të cilat jemi njoft uar të mos i bëjmë. Rregulli i artë thotë që ne s’jemi aq të zotë t’i ndalojmë këto sulme, por thjesht të njihemi me disa rregulla për të shmangur një pjesë të mirë të viruseve .

1 Patch Over the Software Bull’s-Eye
Shpeshherë ndodh që nuk mund t’i jepni dot zgjidhje një problemi që ju del në kompjuterin tuaj dhe gjeni rrugën më të shpejtë: e fi kni atë. Shumë keq, sepse programet e instaluara pësojnë një çoroditje, ato akoma kanë ngelur gjysmë të hapura. Ky moment shfrytëzohet nga një faqe e re interneti shumë moderne, e cila ndërmerr një aksion të shpejtë duke dërguar në kompjuterin tuaj një numër të madh virusesh.Vetëm një program perfekt antivirusi do të shpëtonte kompjuterin nga infektimi. Bëni gjithnjë azhornimin e kompjuterit që mos të keni më probleme të këtij lloji, pasi këto faqe interneti transportojnë vazhdimisht disa pulla, pika, me programet Quick Ti me dhe Winzip, si dhe me Internet Explorer. Prandaj, aktivizoni opsionin e azhornimit të çdo soft-ware që ua ofron këtë shërbim. Është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të mbrojtur kompjuterin .

2 Gjetja e vrimave të tjeraalt
Në qoftë se çdo program do të azhornohej automatikisht, atëherë do të falimentonte biznesi i malware. Secunia ( find.pcworld.com/61727 ) ka hedhur në treg një aparat sigurie, i cili mund të shkarkohet nga çdokush dhe bën skanimin e software, duke ju treguar se cili program e bën PC-në të pasigurt. Për çdo program të vjetër që ky aparat gjen gjatë skanimit, jep disa ikona aktive si ajo që shikoni në figurë Download Solution, të cilët bëjnë arnimin e software tuaj, pa qenë e nevojshme të hapni ndonjë faqe tjetër.

3 Outmaneuver Fast-Moving Malware

Të gjitha programet më të njohura antivirus rrezikojnë të fshihen nga kompjuteri juaj si rezultat i shpikjeve të reja malware, kështu që ju duhet pakëz ndihmë nga jashtë. Threatfire ( find.pcworld.com/61696 ), shkarkohet falas nga çdo PC dhe krijon një shtresë mbrojtjeje. Sipas testeve të bëra, 90% e malware janë kapur nga threatfire, duke u bazuar në “sjelljen e tyre”. Për të marrë më shumë informacion rreth këtij mbrojtësi me bazë “sjelljen”, lexoni në ( find.pcworld.com/ 61697 ), “Kur një firmë nuk mjafton”, të marrë nga shkrimi me temë “Vrasësit e Viruseve”. Shënim: Në qoft ë se përdorni programin antivirus AVG, mbajeni të fikur dhe përpiquni të instaloni një version të ri të threatfi re, pasi versioni i fundit 3.5 nuk shkon me AVG. Tani kompjuteri juaj punon sipas rregullave .

4 Shpëtoni Inbox nga Spam

Jeni mësuar që gjithnjë t’i fshini e-mail-et që vijnë në adresën tuaj, në folderin Junk? Në qoft ë se doni të shpëtoni inbox tuaj nga e-mail-et me virus, duhet të hapni një adresë të re të padukshme. Këtë shërbim e ofron Yahoo Web Mail Plus, vetëm duke paguar 20$ në vit. Mund të klikoni tek AddressGuard dhe adresa juaj është gati në 10 sekonda. Përdoruesit e Google Mail, pasi të krijojnë adresën duhet të vendosin dhe këtë prapashtesë “+ Whatever”. Por në qoftë se kjo adresë përsëri vazhdon t’i tërheqë viruset, atëherë krijoni një fi ltër për t’i bllokuar të gjitha e-mail-et që do të vijnë në këtë adresë.Një alternativë tjetër ju ofrohet nga Spamgourmet.com. Të gjitha e-mail-et tuaja do të vinë në adresën që do të hapni këtu, pastaj ato rinisen prej këtej në adresat tuaja të rregullta .
Firefox (sikur IE dhe Opera) ju paralajmërojnë para se të futeni në ndonjë faqe të dyshimtë.
5 Lërni Browserët të luftojnë për ju
Ka shumë faqe interneti që janë të vështira për t’u parë. Këto faqe mbartin disa kode të dëmshme, me anë të të cilave realizohen mësymje shkatërruese. Firefox 3 dhe Opera 9.5 janë faqembrojtëse, deri diku. Asnjë nga këto faqe nuk bën eliminimin e viruseve deri në 100%, ato rrisin numrin e shtresave mbrojtëse për të bllokuar faqet që tashmë njihen si malware. Microsoft po planifikon të krijojë një tipar të tillë tek Internet Explorer 8, por kjo s’do të thotë që ky është versioni i fundit. Për më shumë informacion shikoni “FAQET E REJA QË LUFTOJNË NDIKIMIN NEGATIV TË MALWARE” (find.pcworld.com/61692).

6 Sidestep Social Engineering
Kriminelët më të rrezikshëm të informatikës përdorin metodat më të mprehta të marketingut, në mënyrë që të gjithë kompjuterët të prishen, infektohen. Cilat janë këto metoda? Nëpërmjet intrigave ose mesazheve alarmuese ata arrijnë t’ju sulmojnë, me shumë dinakëri ju bëjnë që të besoni dhe hapni një dokument apo e-mail të infektuar. Për të kundërvepruar përdorni një mjet të fuqishëm: VirusTotal.com. Është shumë e lehtë për të shkarkuar një dokument me kapacitet 10 mega bite dhe 35 motorët antivirus, të cilat kanë pjesë nga Kaspersky, Mcafee, Symantec. Pasi ta shkarkoni në kompjuter VirusTotal e bën vetë skanimin dhe më pas ju vjen një raport i detajuar që tregon gjendjen e dokumentacionit tuaj. VirusTotal nuk ju garanton 100% sigurinë e dokumenteve, por riparon në mënyrë të ndjeshme të gjitha ato gjëra që nuk shkojnë mbarë në kompjuterin tuaj. Në qoft ë se doni ta thjeshtoni punën duke mos i rënë kaq gjatë, shkarkoni falas VirusTotalUploader. Pasi ta keni instaluar klikoni me të djathtën në një dokument dhe do t’ju dalë menjëherë një opsion poshtë Send To, të cilin duhet ta karikoni në Virustotal .

7 Zhvillo praktika Antiphishing
Praktika aq shqetësuese e mbledhjes së informacionit personal (phishing) akoma po ecën mirë dhe funksionon për ata që e përdorin, por pak masa të thjeshta mund të japin një mbrojtje të mirë ndaj këtij fenomeni. Mënyra më e mirë e shmangies është shmangja e klikimit të linqeve brenda mesazheve e-mail,për të hapur faqe apo shërbime që kanë të dhëna personalë fi nanciare. Më e pakta që mund të bësh është përdorimi i versioneve të fundit të IE, Firefox ose Opera, për të naviguar në Rrjet. Të tre programet kanë mjete që bllokojnë faqet e njohura që praktikojnë phishing. Mos u mbështesni te Safari për mbrojtje, sepse nuk ka të inkorporuar asnjë vegël mbrojtëse .

8 Mbani të sigurtë faqen tuaj
Kini shumë kujdes kur ju bëhet një ftesë për të hapur një faqe interneti. Ajo mund t’ju duket shumë e sigurt, por në fakt mund të jetë një vatër zjarri me armët gati për të infektuar kompjuterin. Për të shmangur këto probleme në fi llim shkoni tek Qualys.com. Bëjini një skanim falas adresës së IP-së. Pastaj instaloni po falas mjetin e quajtur Scrawlr nga HP ( find. pcworld.com/61732 ). dhe më pas përdoreni atë për të skanuar defektet e injeksioneve të tipit SQL, të çdo lloj faqeje që do dëshironit të hapnit. Mund të themi se këto lloj skanimesh nuk ju garantojnë plotësisht, por janë hapa të sigurt për të ecur në drejtimin e duhur .

9 Bëni fjalëkalime të sigurta, dhe të lehta për tu mbajtur mend
Ekspertët e kompjuterëve thonë që ne duhet të përdorim fj alëkalime unike dhe të vështira kur hapim adresat tona, por nuk na tregojnë mënyrën konkrete se si t’i mbajmë mend, kështu që shumica prej nesh përsëri përfundon duke përdorur të njëjtat fjalëkalime, po aq të thjeshta dhe të pasigurta për t’u mbajtur mend. Password Hash ose shkurtimisht “PwdHash” një pjesë e shtuar te Firefox dhe IE, ( find.pcworld.com/61698 ) në momentin që ju formoni fj alëkalimin e merr dhe e shpërndan atë. Pra, fj alëkalimi juaj bëhet tepër i sigurt, përpara se të përfundoni së plotësuari faqen, në të cilën jepni të dhënat për ta krijuar atë. Ajo çfarë duhet të bëni pasi ta keni instaluar Password Hash, është e thjeshtë. Klikoni në kutizën e fjalëkalimit, përpara se ta formoni atë.

10 Get Extra Cleaning Help for Stubborn Infections
Ka dhe raste kur veprimi i viruseve të tipit Troyan i kalon dhe masat e kufijve mbrojtës, që do të thotë që ju keni nevojë për ndihmë ekstra ose shtesë.Krijuesit e antiviruseve ju ofrojnë nëpërmjet eksploruesve të internetit skanime jo vetëm të lehta për t’u aplikuar, por që janë edhe falas .
• BitDefender Online Scanner: Gjen dhe heq malware, punon me IE.
• ESET Online Scanner: Gjen dhe heq malware, punon me IE.
• F-Secure Online Virus Scanner: Gjen dhe heq malware, por dhe ky punon me IE.
• Kaspersky Online Scanner: Gjen malware, por nuk e heq atë, punon me IE dhe Firefox.
• Trend Micro HouseCall: Gjen dhe heq malware, punon dhe me IE dhe Firefox.

Lajmet e fundit>