Blog

10 sportistët më të ndjekur në Instagram

Nov 10 2017
0 Shpërndarje
Ylli i Realit të Madridit ka numrin më të lartë të ndjekësve, plot 113 milion. Në vendin e dytë vjen Neymar. 10 sportistët më të ndjekur në Instagram

Sipas analizave të InfluencerDB, kur bëhet fjalë për Instagramin, janë dy fitues të mëdhenj, Cristiano Ronaldo dhe të gjithë futbollistët e tjerë.

Ylli i Realit të Madridit ka numrin më të lartë të ndjekësve, plot 113 milion. Në vendin e dytë vjen Neymar.

Braziliani i cili kaloi së fundi tek ekipi Francez PSG ka 83 milion ndjekës. Afër vjen në vendin e tretë Leo Messi me 82.2 milion ndjekës.

Listën e 10 emrave më të ndjekur të sportit në Instagram plotësohet nga David Bekham, James Rodrigues, Lebron James, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimoviç, Ronaldinho dhe Luis Suarez.

Në vendin e gjashtë është legjenda e basketbollit Lebron James me 33.5 milion ndjekës. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>