Analiza

10 teknologji që janë bërë të padobishme nga përdorimi i smartfonëve

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
10 teknologji që janë bërë të padobishme nga përdorimi i smartfonëve

Samsung-Galaxy-S5-camera-645x327Kombinimi i portativiteti dhe funksioneve të shumëfishta ka bërë të mundur edhe revolucionin e smartfonëve. Ata mund të bëjnë çdo gjë nga pak dhe ju mjafton të keni vetëm një pajisje në xhepin tuaj që kryen funksione të shumta. Konvergjenca e teknologjisë bën të mundur rritjen e funksionaliteteve duke ofruar më shumë veçori në një paketë të vetme dhe vështirë se mund të ekzistojnë ndonjë gjë që mund ta bëjë këtë përveç smartfonëve. Dhe kjo ka bërë që shumë teknologji të tjera të jenë të panevojshme dhe padobishme për ne me prezencën e një smartfoni. Pak më poshtë do të flasim rreth disa teknologjive që smartfonin juaj Android i ka bërë të padobishme.

Aparatet Fotografike

Kamerat në smartfonët më të fundit Android tejkalojnë në performancë shumë aparate fotografike të dedikuar. Softueri është më i mirë, ka shumë aplikacione për editime dhe është më e lehtë të ndani një foto më miqtë tuaj. Kamera më e mirë është smartfoni juaj.

Njësitë e lokalizimit (GPS)

Google i suprizoi të gjithë me prezantimin e Google Maps në vitin 2005. Tashmë për ne nuk është ndonjë gjë fantastike, por për kohën ishte një “shokim” të shikonim Google të ofronte këtë gjë falas që kompanitë Satelitore e ofronin në një kosto tejet të lartë. Është përmirësuar ndjeshëm që kur filloi ky shërbim. Smartfonët Android po përmirësohen çdo ditë për përdorim në udhëtimet dhe është më e lehtë të përditësohen përmes Google Maps sesa një njësie GPS.

MP3 Player-at

Shitjet e MP3 playerave kanë rënë shumë në vitet e fundit teksa smartfonët e kanë në dorë këtë sektor tashmë. Një smartfon mund të ofrojë shumë më tepër sesa një MP3 player. Vjen me kufjet dhe është gjithmonë në xhepin tuaj dhe mund të aksesoni shërbime mjaft popullore për ofrimin e muzikës si Spotify përmes aplikacioneve. Gjithashtu një ndërfaqe shumë më e mirë sesa në Mp3 Player ofrohet nga smartfonët.

Makinat Llogaritëse

Ne ishim mësuar të mbanin makina llogaritëse me vete në shkollë në të kaluarën, por gjenerata aktuale nuk do të ketë nevojën e përdorimit të një paJisje të tillë. Llogaritësit e thjeshtë janë pjesë standarte e një smartfoni Android. Dhe nëse kërkoni një llogaritës me një ndërfaqe dhe funksionalitete shtesë mund ta merrni për pak para në Play Store.

Regjistruesit e Zërit

I mban mend ndokush Dictaphone-t ? Ishte marka më e suksesshme e regjistruesve të zërit saqë u bënë sinonim i tyre, por ideja e të mbajturit pas vetes të një regjistruesi zëri duket çmenduri. Çdo smartfon Android krejtësisht i thjeshtë tashmë ka një regjistrues zëri të ndërtuar së bashku me të.

Orët me alarm

Orët me alarm tashmë janë një zënie hapësirë në shtëpinë tuaj nëse mbani një smartfon Android me vete. Telefonët Android ofrojnë një listë të gjerë opsionesh për vendosjen e alarmeve dhe mundeni edhe të vendosni alarme të shumëfishta dhe mund të zgjidhni çfarëdo tingulli ose muzike që dëshironi.

Kamerat

Smartfonët më të fundit Android mund të regjistrojnë video 4K. Softueri brenda tyre ofron më shumë opsione sesa kërkojnë njerëzit për të ndarë dhe ruajtur videot. Ne padyshim kapim video më shumë me smartfonët tanë sesa kamerat. Ka pak gjasa që në ditët e sotme të blini një kamerë për përdorim personal.

Orët e dorës

Të ecni rrugës dhe rastësisht të pyesni të huajt se sa është ora shanset që ata të nxjerrin një smartfon nga xhepi i tyre për ta kontrolluar janë të padiskutueshme. Orët e dorës për disa njerëz mund të jenë të modës, por ata nuk ofrojnë kurrë aq shumë sa ofron një telefon Android në funksionalitete.

Llambat Elektrike të dorës

Kur keni ndërprerë punën tuaj për herë të fundit dhe jeni ngritur për të kërkuar një llambë elektrike dore? Nëse keni pasur smartfonin tuaj afër atëherë drita e gjeneruar nga ekrani i tij do të mjaftonte, plus që mjaft aplikacione që vendosin në funksion dritat led të kamerës së pasme.

Kontrollët e largët (Telekomandat)

Në ditët e sotme ne jemi në gjendje të përdorim smartfonët Androdi si një telekomandë për Televizorët e Mençur, Konsolat e lojërave, DVR-të dhe pajisjet e tilla si Chromecast për të shikuar përmbajtje. Po ashtu nuk është e vështirë të gjeni komunikues me infrared apo edhe aplikacioneve për ta kthyer smartfonin tuaj në një komandues universal. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>