Blog

10 vite iPhone: 9 Janari dita e revolucionit të telefonëve inteligjentë

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
"Sot po prezantojmë një produkt revolucionar në klasin tij. Së pari: është një iPod me butona kontrolli. E dyta: Është një telefon mobil revolucionar. Dhe e treta është një paisje interneti." 10 vite iPhone: 9 Janari dita e revolucionit të telefonëve inteligjentë Photo Source: Statista

Këto ishin fjalët e Steve Jobs kur prezantoi iPhone e parë në konferencën Macworld më 9 Janar 2007. Sigurisht Jobs nuk e kishte fjalën për tre produkte po vetëm një iPhone i cili i kombinonte funksionalitetet e të tre.

Askush nuk do e parashikonte impaktin e këtij telefoni në shoqërinë tonë sepse iPhone solli konceptin e telefonit inteligjent tek masat.

Madje ish shefi ekzekutiv i Microsoft thoshte me plot bindje se ky telefon nuk do të ketë sukses.

Sot pas 10 vitesh, telefoni është shitur 1,034 milion herë. Ky telefon gjeneron 60% të të ardhurave të Apple. Më shumë se 2.2 milion aplikacione janë të disponueshme për iPhone. Sot bota ka 2.6 miliard telefonë inteligjentë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>