Vëzhgim

10 vjeçari që zhvilloi një lojë

Jul 23 2011
0 Shpërndarje
10 vjeçari që zhvilloi një lojë

Për shumicën e fëmijëve, rrëfimi do të përfundonte me kaq. Por Owain e ka leukeminë. Dhe, me ndihmën e fondacionit Make-A-Wisht, ai filloi që të kalonte kohën me zhvilluesit e lojërave në PopCap Games (Bejeweled, Plants vs. Zombies) më herët gjatë këtij viti, i mahnitur që ndërtuesit e lojërave po e ndërtonin lojën që ai e kishte projektuar.

Kjo lojë është në dyqanin App store, që nga e enjtja.

“Unë duhet të them, vëllai im nuk ndalon së luajturi atë, babai im nuk ndalon së luajtur atë, dhe as unë nuk mundem” thotë Owain, i cili krijoi lojën kur ishte dhjetë vjeçar. “Kjo filloi si një ëndërr e imja dhe tani shokët e mi dhe të gjithë njerëzit në mbarë botën mund të luajnë me krijimin tim.”

Loja titullohet Allied Star Police, e cila është një lojë që përfshin mbrojtjen e kullës dhe startegji në kohë reale.
Sipas ndërmarrjes PopCap, Owain nuk ishte vetëm emëruesi i lojës, përpiluesi i fletës me truqet në lojë, por ai e mbajti në binarë skuadrën dhe qëndroi i drejtë në vizionin e tij.

“Në ditën e parë të PopCamp skuadra – një prodhues, disa zhvillues, programerë dhe një muzikant – e ftoi Owainin në zyrën tonë në Sjetëll për të mësuar më shumë rreth idesë së tij për një lojë,” tha PopCap në një faqe kushtuar Allied Star Police. “Ata ishin shtangur kur ai erdhi me një prezantim në PowerPoint dhe i futi ata në lojë.”

Edhe pse plani fillestar ishte që të bëhej loja vetëm për Owainin, skuadra u pajtua që të lëshohej si lojë falas në App store.

Ajo se çfarë e bën ironike këtë është se Owain nuk kishte ndonjë pajisje iOS në të cilën do ta luante lojën e tij. PopCap u kujdes për të, duke ia dhënë një iPad në shënimin e lëshimit të lojës./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>