Lajmet

10 vjetori i encliklopedisë Wikipedia shënohet edhe në Prishtinë

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
10 vjetori i encliklopedisë Wikipedia shënohet edhe në Prishtinë

Enciklopedia e lirë, e quajtur Wikipedia, u hap më 15 janar 2001 me një postim “Hello World!” nga themeluesi i saj, Jimmy Wales. Që atëherë, kjo enciklopedi ka arritur të zgjerohet mjaft shumë dhe të marrë përmasa botërore duke përfshirë artikuj të gatshëm në shumë gjuhë, të cilët mund të lexohen, të përmirësohen, të ndryshohen apo edhe të zgjerohen.

Kosova edhe pse është shtet ende i ri dhe relativisht i vogël, ka një numër të të rinjëve të interesuar të kryejnë punë rreth projekteve të ndryshme. Në këto projekte mund të përfshihet edhe enciklopedia e lirë, Wikipedia. Numri relativisht i vogël i përdoruesve dhe i artikujve të shkruar në shqip mund të jetë vërtet një fakt shqetësues, por ka të atillë të cilët janë duke u munduar që të ndihmojnë me projekte më të mëdha. Për këto gjëra është biseduar edhe në këtë ngjarje të mbajtur sot në Prishtinë. U bisedua një numër i pengesave të cilat mund të paraqiteshin si rezultat i mungesës së fjalëve të përshtatshme të cilat do të mund të përdoreshin gjatë përkthimit të shumë artikujve nga gjuhët e huaja. Prandaj u shtrua nevoja për formulimin e një fjalori për fjalët që kanë të bëjnë me shkencën, por edhe teknologjinë. Përkthimi i të njëjtës fjalë në shumë mënyra mund të sjellë pengesa për një lexues.

Përpos temave të lira që bisedoheshin, në ngjarjen e mbajtur sot u shpalos edhe një projekt i planifikuar nga shoqata FLOSSK dhe UNICEF që kishte të bënte me krijimin e një angazhimi shtesë në shkollat e Kosovës. Për shkak të mundësive jo edhe aq të përshtatshme, u paraqit si angazhim i nevojshëm për shkollat e mesme. Ky angazhim do të bënte përfshirjen e profesorëve dhe të nxënësve në bashkëpunime të ndryshme rreth ndonjë materiali të nevojshëm shkollor, rreth ndonjë videoje, biseda rreth temave mësimore etj. Këto do të mund të kryheshin në gjuhën shqipe. Problemi kryesor i cili paraqit ishte edhe mënyra se si profesorët dhe nxënësat do ta prisnin atë. Për shkak të mosangazhimit me seriozitet,u propozua që ky angazhim të bëhet me vlerësime me nota. Mirëpo kjo gjë nuk u pajtua edhe nga disa bashkëbisedues të cilët këtë gjë mund ta shihnin si një barrë të re e cila do të mund të rëndonte tek nxënësit. Për informata më të hollësishme duhet të priten ditët në vijim.

Dituria e hapur është një nga thelbet parësore që e ka bërë enciklopedinë Wikipedia aq të njohur. Në gjuhën shqipe tani janë 30.176 artikuj, që mund të jetë shifër e lartë, por nëse krahasohet me artikujt e shkruar në gjuhët e tjera, ta zëmë anglishten, është një shifër vërtet e lartë. Artikujt e shtuar në gjuhën shqipe mund të ishin të mirëseardhur nga njerëzit të cilët nuk njohin ndonjë gjuhë tjetër e cila do të mund të ju shërbente që të mësonin gjëra. Ndryshimi i kësaj gjendje gjendje vjen nga vetë ne. Pse të mos fillojmë dhe të ndihmojmë komunitetin duke shkruar, përkthyer apo përmirësuar ndonjë artikull. Le ta shpërndajmë dijen./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>