Lajmet

100 mijë aplikacione Android konsiderohen “të dyshimta”

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
100 mijë aplikacione Android konsiderohen “të dyshimta”

Mbi 100 mijë aplikacione për sistemin operativ Android, që gjenden në Google Play, konsiderohen si “të dyshimta” apo “të diskutueshme”, sipas një kërkimi të fundit.

Nga 412 000 aplikacione në dyqan, ky 25% parashtron një rrezikshmëri përsa i përket sigurisë së përdoruesve mobile. Rezultatet vijnë nga firma Bit9, e cila është e specializuar në sigurinë e softuerëve.

Disa përfundime të rëndësishme janë:

* 72% e aplikacioneve përdorin të paktën një “lejë me rrezikshmëri të lartë”

* 42% e tyre aksesojnë të dhëna GPS mbi vendndodhjen (përfshi wallpaper-at, lojërat dhe mjete të tjera të nevojshme)

* 31% aksesojnë numrat që gjenden në celular apo listën e thirrjeve

* 26% aksesojnë të dhëna personale si kontaktet apo e-mail-et

* 9% përdorin autorizime që mund t’u kushtojnë para përdoruesve

“Një përqindje e konsiderueshme e aplikacioneve ne Google Play kanë akses ndaj të dhënave sensitive apo konfidenciale”,- u shpreh Harry Sverdlove, CIO i Bit9.

“Kur një aplikacion i thjeshtë, si p.sh një wallpaper kërkon akses në të dhënat e GPS, atëherë duhet të shqetësohemi.”

“Gjithashtu, më tepër se ¼ e aplikacioneve aksesojnë e-mail-in apo kontaktet, pa dijeninë e përdoruesit të telefonit. Ky është një problem i madh, veçanërisht kur këto pajisje përdoren edhe në punë.”

Kohët e fundit, telefonët Android janë bërë pjesë e shqyrtimit nga Internet Crime Complaint Center e FBI, pasi u gjetën maluere që targetonin këtë lloj sistemi.

Për më tepër detaje, mund të shihni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>