Lajmet

100 orë video ngarkohen çdo minutë në YouTube

May 20 2013
0 Shpërndarje
100 orë video ngarkohen çdo minutë në YouTube

YouTubeKëto ditë, janë disa gjëra më të mëdha se Facebook në internet, në mesin e të cilave është YouTube dhe gjatë ditës së diel ka shënuar përvjetorin e vet të tetë, duke treguar që tani është duke përjetuar ngarkimin e më tepër se 100 orëve video për çdo minutë.

Ashtu është, çdo minutë. Kjo vërtet që është befasuese.

Kjo nënkupton më tepër se katër ditë video material të ngarkuar çdo minutë. YouTube, si Facebook, është portal i përdorur nga më tepër se 1 miliard njerëz në muaj dhe vetëm sa ka parë fuqizim kohëve të fundit. Në vitin 2011, përdoruesit e YouTube ishin duke shtuar 48 orë video për minutë, gjersa ajo shifër shkoi në 72 orë në javë gjatë vitit të kaluar.

YouTube në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë që kanë kontribuar për këtë sukses ka bërë një postim në blog, duke thënë përveç të tjerash që portalin e bëjnë interesant dhe të veçantë audienca e paparashikueshme dhe kreativiteti i saj. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>