Lajmet

100 Produktet më të mira të vitit

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
100 Produktet më të mira të vitit

Online video aq cilësore sa t’ju largojnë nga televizioni kabllor apo satelitor. Laptop i hollë plot me harduer. Telefona të rinj, desktopë, aparate digjitalë dhe shumë të tjera. Perlat e këtij viti, të zgjedhura nga redaktorët dhe lexuesit e PC World, do t’ju bëjnë më produktivë, më të ndërlidhur dhe do t’ju zbavisin.

Pas një diskutimi të gjatë, redaktorët e PC World kanë kompletuar listën e 100 produkteve më të mira të këtij viti. Si arritëm ta bëjmë? Pasi kemi kontrolluar qindra pajisje, aplikacione, faqe dhe shërbime dhe kemi radhitur secilin sipas dizajnit që ka pasur, funksionalitetit, efektshmërisë dhe ndikimit, ato që kanë marrë më shumë pikë në testimet tona janë futur në listën e më të mirëve. Kini parasysh produktet nuk janë vlerësuar duke u bazuar te çmimi, por jemi fokusuar më shumë te cilësia. Pas përcaktimit të pikëve dhe kur pluhuri u zgjerua, kishim një listë që përveç të tjerash, na përkujton sa kohë interesante është kjo për teknologjinë. Kudo sheh zhvillime të produkteve në shumë fronte.

1 Hulu faqe për video, falas por me reklama. Hulu ofron videon më të mirë në internet deri tani, duke i bërë konkurrencë de nicioneve standarde të TV-ve të zakonshme. Një bashkëpunim i  nancuar mirë nga NBC Universal dhe News Corporation, Hulu përfundimisht është faqja ku duhet vajtur për të parë program të cilësisë së lartë. Hulu përfshinë në vete shfaqjet e popullarizuara nga Fox, NBC, MGM, Sony, Warner Brothers, dhe të tjera, plus disa ritransmetime të emisioneve të reja dhe të vjetra. Lista e  lmave të metrazhit të gjatë në Hulu, që nga debutimi i saj tetorin e kaluar, është stërmbushur. Galeria me përmbajtje high-def është një kategori e veçantë, por do të lulëzojë më përmirësimin e shpejtësive të internetit dhe kompresimit të videos. Hulu mundëson gjithashtu prerjen dhe ndarjen me miqtë të videoklipeve që shikoni. Nëse webvideo është e destinuar ta zëvendësojë televizionin kabllor dhe satelitor, duke i dhënë më shumë kontroll eksperiencës tonë të shikimit të TV, Hulu paraqet tentativën më të mirë drejt ideales.

2 Apple iPhone smart phone, $400 me dy vite kontratë tek operatori AT&T. Rrallë mund të gjeni ndonjë dizajn të bukur industrial dhe depërtim kaq të madh teknologjik, duke përfshirë këtu edhe a ësinë e ndjeshmërisë së ekranit në prekje, të përshtatur kaq bukur.

3 Facebook rrjet shoqëror online, falas. Facebook është mënyra më e mirë dhe popullarizuar sot për të qenë të informuar gjithnjë rreth statusit të sho-qërisë suaj, fotove, planeve, ngjarjeve dhe shumë gjërave të tjera. Qëndron në vendin e tretë, sepse platforma e zhvillimit të aplikacionit që është krijuar vitin e kaluar, ka nisur të krijojë disa vegla të treta, shumë të dobishme.

4 Microsoft Windows XP sistem operativ, nuk shitet ndaras. I është ndalur hovi tashmë, por akoma përdoret si opsion për kompjuterat e vjetër. Megjithatë XP është i dobët dhe më pak i përparuar se Vista. Me gjithë kërkesat e përdoruesve, Microso është duke plani-  kuar ta dërgojë në pension këtë sistem operativ më 30 Qershor 2008.

5 Lenovo ThinkPad X300 laptop shumë i lehtë, 2500$. Kur të gjithë janë dhënë pas laptopit Air të Apple, Lenovo del në shesh me një laptop të krijuar për biznes e që përmirëson shumicën e tipareve të laptopit Air të Apple. Ka një fuqi procesuese që djeg, shumë porte dhe një disk optik të hollë sa një  je letra. Fute këtë në zar n tënd Steve!

6 Flock shfletues, falas. Jeni lodhur duke sh etuar faqet dhe shërbimet e preferuara? Flock integron azhurnimet e Facebook, Twitter, videot në YouTube, fotot në Flickr, Gmail, Yahoo Mail dhe veglat për blog, në një navigim të vetëm brenda një programi.

7 Eye-Fi kartë memorie wireless, 100$. Karta 2 GB Eye-Fi, konverton çdo port Secure Digital të aparateve dixhitalenë pajisje me Wi-Fi, kështu që ju mund të ngarkoni foto direkt nga aparati në kompjuterin tuaj apo në faqe si Flickr.

8 Casio Exilim Pro EX-F1 aparat dixhital, 1000$. Kamera digjitale EX-F1 regjistron video deri në 1200 imazhe për sekondë (fps) dhe mundësinë për kualitetin më të ulët e ka 1920 me 1080 piksel në 60 fps.

9 Harmonix Rock Band komplet lojërash, 170$. Gjithçka ju duhet në PS3, Xbox 360 ose Wii për të mbledhur grupin e për të nisur muzikën. Rock Band të lejon të luash rolin e kitaristit, këngëtarit apo bateristit.

10 Wikipedia enciklopedi me kod të hapur, falas. Ky grumbull informacionesh online ka më shumë se 1.6 milion artikuj të shkruar nga kontribuues vullnetarë, ku bëhet  alë për tema nga Britney deri në biokimi. Kjo enciklopedi bëhet më e besueshme dhe më e saktë pasi shumë njerëz kontrollojnë dhe redaktojnë përmbajtjet.

11 Netflix faqe për dhënie me qira të filmave online, fillon nga 5$ për muaj. Ka  lluar si shërbim për dërgimin e DVD me postë, Net ix ofron një numër të madh  lmash, shfaqesh televizive dhe dokumentareve, të cilët mund t’i shihni menjëherë në kompjuterin tuaj. Me cilëndo pako që abonoheni mund të shikoni aq video sa dëshironi.


Mund të shkarkoni shumë më shumë se lojëra demo nga Xbox Live. Mundësi të tjera janë programe me pagesë, lojëra të ndryshme, pako të zgjerimit, muzikë, video javore për lojtarë, shfaqje TV dhe  lma HD.

13 Apple iPod Touch media player, 299$ – 499$. Dizajni i bukur, ekrani i ndjeshëm në prekje 3.5 inç (480×320 piksel), Wi-Fi i integruar dhe aplikacione të dobishme si Mail, Maps, Stocks, Weather dhe Notes, lënë anash dyshimet për cilësi jo aq të kënaqshëm të zërit.

14 Craigslist informacione online dhe diskutime, falas. Në shumë qytete, Craiglist është mënyra më e mirë për të gjetur punë, shtëpi, mobilie apo dhe të lini një takim. Nuk ka shumë përmbajtje  ash dhe nuk do të shihni reklama komerciale. Rubrika Best Of section nuk duhet anashkaluar.

15 Scrabulous lojë, falas. Kjo lojë e ngjashme me Scrabble, e krijuar nga vëllezërit Rajat dhe Jayant Agarwalla, është bërë një aplikacion aq i popullarizuar në Facebook, sa që krijuesit e Scrabble, Hasbro dhe Mattel kanë kërcënuar se do t’i padisin nëse nuk e heqin nga faqja.

16 Nintendo Wii platformë lojërash, 250$. Nintendo Wii është shpëtim nga varshmëria për njerëzit që nuk e konsiderojnë veten si lojtarë. Kontrollorët e Wii inkurajojnë lojtarin të ngrihet nga divani dhe të lëvizë përreth, dhe të bëjë ushtrime! Së shpejti do të dalë në treg WiiFit, paketa gjimnastikore!!!

17 Apple Mac OS X 10.5 ‘Leopard’ , sistem operativ, 129$. Dështimi i Vista mund të jetë një dëshmi për ulje të popullaritetit të Microso Windows dhe në anën tjetër sistemi operativi ri Leopard i Apple i ka kthyer përdoruesit përsëri te Mac.

18 Apple Cinema HD Display monitor 23 inç, 899$. Monitor me rezolucion 1920 me 1200 piksel, që shfaq tekstin në mënyrë shumë të qartë dhe ku mund të shohësh me kënaqësi fotogra të dhe videot. Duket shumë i bukur edhe në pjesën e jashtme, me një dizajn tërheqës, industrial.

19 Twitte faqe shoqërore, falas. Parafytyroni një kombinim të blog dhe mesazheve tekst. Ky është Twitter. Njerëzit duken shumë kuriozë pas kësaj vegle të çuditshme, duke mos ditur a ta duan apo ta urrejnë. Megjithëatë Twitter ka ndihmuar në hapat e parë të krijimit të faqeve sociale për njohje

20 Pioneer Kuro PDP-5010FD HDTV plasma 50-inç, 3500$. Dizajni i shkëlqyeshëm, e zeza e thellë dhe shumëllojshmëria e ngjyrave na kanë impresionuar. Shumë keq, për ta blerë duhet të marrësh kredi

21 Mozilla Firefox 3 shfletues, falas. Firefox 3, në versionin beta, është ndërtuar mbi forcën e parardhësëve të vet. I është shtuar siguri më e mirë dhe vegla të reja për ruajtjen dhe navigimin në faqet e preferuara. Historinë e sh etimit është përmirësuar

22 Safari shfletues i lëvizshëm, falas. Ky sh etues mund të jetë një aplikacion shumë i preferuar për iPhone dhe iPod Touch. I bashkuar me përkrahjen e ndjeshmërisë së ekranit të iPhone, sh etuesi i popullarizuar Safari e bën navigimin në ekranin 4 inçësh mbresëlënës

23 NPR.org faqe lajmesh, falas. Mirë se vini në shtëpinë online të NPR, e cila përfshin mbulimin e lajmeve kryesore dhe komenteve, raporte speciale dhe dokumentareve. NPR ka bërë shumë punë brenda një periudhe të shkurtër, duke pasuruar përmbajtjen dixhitale, duke shtuar podcast dhe transmetime live.

24 Photoshop CS3 program për editim fotografish, 650$. Një pamje e re dhe e freskët, me vegla të reja editimi dhe integrim më të mirë me Adobe Creative Suite. Gjithë këto e bëjnë të mbajë epërsinë në mesin e programeve për editim fotografish.

25 Google Maps Street View program hartash, falas. Google Street Viewka sjellë një dimension të ri sa i përket hartave këtë vit, duke i ofruar përdoruesve pamje reale nga kamera të ndryshme nëpër botë.

26 Apple MacBook Pro (Penryn) seri laptopësh, nga 1999$. Se çfarë ndikimi ka procesori dihet. Me procesor Penryn të Intel, MacBook Pro i ri, kalon jo vetëm laptopët e vjetër Mac, por edhe shumë laptopë të bazuar në Windows.


komplet produktiviteti i bazuar në rrjet, falas. Komplet aplikacionesh shumë të diskutuara, që s dojnë epërsinë e Microso O ce. Google Docs & Spreadsheets i lejojnë përdoruesit të editojnë, ndajnë dhe ruajnë tekste të ndryshme, tabela dhe dokumente prezantimi nga çdo kompjuter, statik apo i lëvizshëm, që ka një sh etues.

28 Apple Final Cut Studio 2 komplet për prodhim video, 1299$. I disponueshëm vetëm për Mac OS X. Kjo pako përfshin Final Cut Pro 6.02, i cili është de facto një aplikacion për videoeditim.

29 Linksys Dual-Band Wireless-N Gigabit Router WRT600N router pa tela, 200$. Ky është ruteri i parë që përdoret për pajisjet e vjetra 2.4-GHz 802.11b/g dhe pajisjet e reja që punojnë në brezin mbi 5-GHz

30 Flickr faqe për shpërndarje fotosh, 200 foto falas, hapësirë pa kufi për 25$ në vit. Si edhe shumica e faqeve për shpërndarjen e fotogra ve, Flickr i Yahoo organizon, shpërndan dhe emëron fotot në mënyrë të lehtë. Për më mirë, shumica e përdoruesve janë të ndarë nëgrupe dhe nuk duhet të presin shumë derisa dikush t’i gjejë fotot dhe t’i komentojë ato.

31 Sony KDL-52XBR4 52-inç, 3500$. Sony ka reputacion për dizajn të mirë, por ajo që e veçon këtë bukuri është performanca që ofron ky ekran i madh.

32 Intel Penryn linjë e procesorëve, çmimet ndryshojnë. Duke  lluar me dizajnin e Core 2 Duo, Intel i zgjeron çipat e vet në bërthama 45-nanometra për desktop, server dhe CPU të lëvizshëm. Rezultat i kësaj është një efektshmëri më e mirë dhe më shumë produktivitet, pa pasur nevojë të ngrihet konsumi i energjisë.

33 Apple iChat, porosi të shpejta, 129$. I inkuadruar në Mac OS X 10.5 “Leopard”, iChat e dërgon në një nivel të ri dërgimin e porosive të shpejta, me një dizajn të lëmuar, video zbavitëse, sfond të ndryshueshëm dhe efekte speciale.

34 Creative Zen MP3 player, 130$ – 300$. Habitshëm, Zen mund të përshtatet në tërë funksionalitetin e Zen Vision M të vjetër. FM, mikrofon të inkuadruar, video dhe të tjera, në një pajisje me madhësi të kutisë së kartëvizitave.

35 Verizon FiOS qasje me shpejtësi të lartë në internet, 160$ për muaj ose më pak. Lidhja e ofruar nga Verizon me  bra optike e emërtuar FiOS, është shërbimi më i shpejtë i internetit në botë. Pako më e shpejtë FiOS premton 30-mbps download dhe 15-mbps upload.

36 Pandora faqe për transmetim muzike, falas apo 36$ abonim për një vit. Shkruani emrin e artistit tuaj të preferuar. Klikoni Create. Dëgjoni derisa Pandora lëshon muzikën të cilën e keni zgjedhur ta dëgjoni dhe i përshtatet shijes tuaj. Abonimi me pagesë ofron përkrahje për transmetim në pajisje mobile.

37 Canon EOS 40D kamera digjitale SLR, 1500$. Cilësi e shkëlqyer e fotogra ve dhe tipare të shumta, si mundësia burst ku mund të bëni foto deri në 6.5 imazhe në sekondë, e bën EOS 40D të adhuruar nga entuziastët dhe profesionistët.

38 LG Electronics L196WTY-BF monitor LCD 19 inç, 220$. Monitori i LG vjen me një mekanizëm që lejon rrotullim 360 shkallësh, mundësi e cila do t’i ndihmojë njerëzve të cilët e përdorin monitorin si mjet për prezantime

39 TiVo HD regjistrues digjital i videove, 300$, shërbimi 13$/muaj. Me dizajnin e vet të shkëlqyer dhe mundësinë për të regjistruar programe high-def, kutia  vo HD mund të jetë gjithë ajo çka duhet.

40 Data Robotics Drobo DRO4DU10 harddisk i jashtëm, 500$ pa disk. Kjo pajisje përdor algoritmet e disqeve dhe hapësirave në vend të RAID 5, për të ofruar hapësirë të mja ueshme për të dhëna.

41 Google Gmail e-mail, falas. Google vjen edhe me një befasi duke shtuar IMAP (Internet Message Access Protocol) për shërbimin e vet falas për e-mail, duke i mundësuar përdoruesve të lexojnë dërgesat e Gmail në pajisje të lëvizshme dhe klientë të tjerë për leximin e e-mail në kompjuter.

42 Electronic Arts Rock Band Controllers kontrollor lojërash, Kitara 60$, Bateritë 80$. Suksesi i Rock Band i dedikohet lojërave të bashkangjitura, një mikrofon, kitara Fender, dhe kompleti zbavitës i baterive plastike, të cilat përdoren për të luajtur lojën. Electronic Arts prodhon dhe shet këto vegla, që shiten si komplet apo ndaras, si rezultat i një marrëveshje mes WA dhe Harmonix që ka krijuar Rock Band e që është pronë e MTV Networks).

43Mozilla Thunderbird e-mail, falas. Thunderbird 2 ka një komplet të fuqishëm tiparesh. Është i lehtë të modifikohet dhe ka një mbrojtje solide kundër spam dhe phishing.

44Dell XPS 420 kompjuter desktop, 2730$. Kompjuteri multimedial XPS 420 me procesor 2.83-GHz Penryn Q9550, kryen detyrat e përditshme me siguri dhe ju mundëson të luani disa lojëra që kërkojnë performanca të forta.

45Washington Post faqe lajmesh, falas. Washington Post ka bërë maksimumin të ofrojë një mbulim të plotë të ngjarjeve në qeveri, polici dhe politikë, duke i postuar në një faqe të lehtë për tu lexuar, në të cilën ofrohen dhe prezantime e video.

46Yelp.com kategorizim i shërbimeve publike, falas. Tek Yelp, konsumatorët shkruajnë vlerësime kritike për çdo gjë, që nga teatrot deri tek tualetet publike. Faqja është “truri i grupit” në veprim. Bravo.

47Nikon D60 kamera digjitale SLR, 750$. Kjo kamera e vogël dhe e lehtë për tu përdorur me rezolucion 10.2 megapiksel ofron dhe shërbime ekstra të këndshme, si editimi i videos brenda kameras dhe animacione me stop-motion.

48Consumerist blog,falas. Pak lajme, pak aktivitete dhe pak artikuj Ja se si, kjo faqe ju furnizon me veglat që ju duhen për të qenë të informuar. Përfundim: “Blerësit kafshojnë.”

49AdventNet Zoho aplikacion zyrash, falas. Zoho ka mbledhur një koleksion të aplikacioneve online për zyra dhe i ka vendosur në një program bashkëpunues biznesi.

50OpenDNS PhishTank faqe sigurie, falas. PhishTank është vendshkëmbim informatash ku ju mund tëraportoni apo gjeni shënime mbi phisher, spammer, dhe të tjerë që dëshirojnë të grabisin njerëz të ndershëm në internet.

51Western Digital VelociRaptor disk i brendshëm, 300$. Duke bërë 10,000 rrotullime në minutë, ky harddisk i shpejtë dhe me hapësirë 300GB, i ka tejkaluar konkurrentët në testin tonë në Qendrën Testuese të PC World.

52NYTimes.com faqe lajmesh, falas. Zonja e Hirtë e gazetarisë së shtypur, ka filluar shtrirjen e vet online me grafika interaktive dhe videolajme për titujt kryesorë.


Kjo pajisje bluetooth, jo vetëm që ju lejon të bëni thirrje me zë dhe pa e mbajtur telefonin në dorë kur drejtoni makinën, kjo pajisje gjithashtu transmeton muzikë nga telefonat celularë dhe telefoni tek sistemi stereo, përmes transmetuesit FM.

54SanDisk Cruzer flash disk, 60$; kopje backup, 30$/vit. Kur ju vendosni skedarët tuaj në flashdiskun Cruzer përmes portit USB, skedarët automatikisht ngarkohen për backup në serverët BeInSync në Web.

55Dash Navigation Dash Express sistem navigimi GPS, 400$, dhe 10$ -13$/muaj për shërbimin. Përmes qasjes në internet nga lidhja celulare (GPRS) apo Wi-Fi, Dash Express mund të ofrojë të dhëna në kohë reale sa i përket trafikut. Përveç kësaj, gjen bizneset në afërsi, përmes kërkimit me Yahoo Local Search.

56Panasonic TH-42PZ700U HDTV plasma, 42 inç, 1400$. Modeli i parë 1080p, në 42 inç plasma TV nga Panasonic, ofron ngjyra të pasura, mprehtësi të lartë dhe detaje superiore të fotografisë.

57 Netgear ReadyNAS Duo hapësirë rrjeti, 400$. Në testet tona, ReadyNAS Duo ka tejkaluar edhe vëllanë e vet ReadyNAS NV+.

58 Symantec Norton Internet Security 2008 komplet sigurie, 60$. Kompleti i Symantec ofron një mbrojtje solide.  paret përfshijnë dhe mbrojtje ndaj kërcënimeve të panjohura.

59 RIM BlackBerry Curve 8300 Series smartphone, 250$ me kontratë dy vjeçare AT&T. Research in Motion (RIM) ka në vetetastierën QWERTY dhe sistemin operativ të popullarizuar për telefona të mençur. Veçohet si telefoni më i mirë i grupit të vet për manovrim me e-mail.

60 Vimeo faqe për shpërndarje të videove, falas. Vimeo ju  on të ngarkoni dhe shpërndani me botën videot tuaj HD me ekran të gjerë, deri në 500 MB për javë falas. Duke pasuar paraqitjen e befasishme të Stage6, Vimeo është shndërruar në një faqe të rëndësishme.

61 SideStep faqe udhëtimesh, falas. SideStep skanon më shumë se 200 faqe tjera të fokusuara në udhëtim, për të kërkuar  uturime të lira, hotele, vetura me qira dhe lundrime. Përfundimi është shumë efektiv në gjetjen e ofertave të mira.

62 Alienware Area-51 m15x l aptop lojërash, fillon nga 1500$. Nënmaskën e shkëlqyeshme, ky laptop i frikshëm për lojëra ka dy karta grafike nVidia Ge-Force 8800m GTX.

63TellMe kërkim i lëvizshëm, falas. Aplikacionet mobile për kërkim me njohje të zërit kanë një të ardhme të ndritur. Tellme e Microsoft i bazon rezultatet, duke përfshirë shënime kontakti dhe harta, në kërkesat tuaja me zë. Punon më mirë se çdo program i ngjashëm deri më tani.

64Amazon MP3 faqe dixhitale për muzikë, 0.99$ për këngë, një album 10$. Shitorja për MP3, Amazon, rivalizon iTunes në shkallë të gjërë në zgjedhjet muzikore dhe Amazon i shet skedarët e vet pa i vendosur mbështjellësin DRM.

65Samsung SyncMaster 305T , LCD monitor 30 inç, 1300$. Ekrani i gjerë i SyncMaster 305T, ofron cilësi të lartë fotografie dhe rezolucion të shkëlqyer, 2560 me 1600 piksel, me një çmim tërheqës për madhësinë që ka.

66Apple Logic Studio komplet për krijim muzike, 499$ .Logic Studio e Apple OS X, përmban çdo gjë që ju duhet për të regjistruar, edituar, miksuar dhe prodhuar muzikë. Ka program, sintetizator. dhe 18,000 shembuj tingujsh.

67Gateway XHD3000 monitor LCD 30-inç, 1700$. Ky ekran i gjerë LCD ka më shumë mundësi lidhjesh,më shumë kontroll të rregullimit të ekranit dhe më shumë ekstra, si lidhja HDCP, se sa çdo LCD tjetër me 30-inç që kemi parë deri më tash.


 

68HP Photosmart C5280 printer ikjet, 150$. Me një çmim modest, kjo ofertë të-gjitha-në-një ofron një komplet të mirë tiparesh, si printim CD/DVD dhe cilësi të shkëlqyer fotografish.

69USB Safely Remove 3.3 program ndihmues, shareware. Ky program shareware funksionalizon në mënyrë perfekte ikonën Safely Remove Hardware në sistemin tuaj.

70Samsung LN-T4061 HDTV 40-inç LCD, 1300$. Ky model nga Samsung është futur në këtë listë për shkak të efektshmërisë që ka, dual tuner¸ si dhe shumë hyrje dhe dalje, duke përfshirë tri porte HDMI dhe USB 2.0.

71nVidia GeForce 8800 GT kartë grafike, 250$. Modeli 8800 GT kishte një ndikim të madh në treg. E gjithë kjo falë çmimit modest, konsumit të ulët të energjisë dhe performancës së lartë në lojëra.

72Trillian mesazhe të shpejta, falas. Aplikacion shumë ndihmues, që kombinon chat në mes të AIM, ICQ, MSN dhe Yahoo, Trillian çdo ditë e më tepër po bëhet më i mirë.

73Creative Aurvana X-Fi kufje, 300$. Me energjinë që e marrin nga dy bateri AAA, këto kufje të Creative, mbushin kokën tuaj me tinguj të thellë dhe të pasur.

74Olympus SP-570 UZ kamerë dixhitale e avancuar, 500$. Mbreti i ri kamerave mega-zoom, modeli SP-570 UZ përdor zoom optikal 20x, për t’i afruar objektet deri në ekstrem.

75Apple iMac kompjuter desktop, mbi 1199$. Ky model dallon nga shtëpizat e kaluara të plastikës në linjën iMac, që duken të lira në favor të një shtëpize të aluminit. Përveç se është i bukur, është edhe një punëtor i vyer.

76Samsung 2263DX ekran LCD 22 inç, 550$. Ky ekran unik 22-inçësh ka edhe një ekran shtesë 7-inç që mund të montohet anash apo mbi monitorin bazë, në të cilin mund të shikoniklientët e porosive të shpejta, muzikën, video player apo të shikoni foto.

77Canon Vixia HF10 kamera high-def, 1100$. Canon Vixia HF10, i vogël, por i fuqishëm, regjistron video të cilësisë së lartë, drejtpërdrejtë në flashdiskun 16GB të brendshëm apo në kartën SD me kapacitet të lartë.

78Mint faqe për financa personale, falas. Kjo vegël e mençur në internet, detajon saktësisht se nga po vijnë dhe ku po shkojnë paratë tuaja.

79VMWare Fusion program virtualizimi, 80$. VMWare tejkalon Parallels Desktop, si mënyrë më e lehtë dhe më thjeshtë për të përdorur programet e Windows në Mac

80Apple TV Take 2 pajisje për transmetim multimedial, 229$ e lart. Një azhurnim i ri në software, i mundëson transmetuesit të Apple të shkarkojë filma, standard dhe high-def, drejtpërdrejt nga interneti.

81YouTube videofaqe, falas. Me siguri cilësia e videove nuk do t’ju përkujtojë Koleksionin Criterion, por reklamimi në faqe është shumë i dukshëm. Sasia e përmbajtjeve dhe shumëllojshmëria e tyre në YouTube janë plotësisht mahnitëse.

82Chestnut Hill Sound George port me altoparlant për iPod, 499$. Nga shumë altoparlantë që lidhen me iPod, këta janë ata që kanë ndikuar më së shumti dhe më së miri në veshët tanë.

83Microsoft Office 2007 komplet Office, 150$-680$, varësisht nga edicioni. Treshja e aplikacioneve produktive të Microsoft (Word, Excel dhe PowerPoint) nuk do të lëkundën më. Ne jemi ende duke pritur që Microsoft të vendosë diçka nga fuqia e tyre online, por rindërtimi i kompletit vitin e kaluar e bëri më të lehtë krijimin e dokumenteve të bukurashumë më të lehtë.


 

84Intel “SkullTrail” Dual Socket Extreme Desktop pllakë amë, 650$. Mund të përdorni disa CPU apo kartela grafike në këtë pllakë amë.

85Canon Pixma MX700 printer shumë funksionesh, 160$. Modeli MX700 ka të vendosura shumë funksione në një kuti të përshtatshme për përdoruesin. Ofron një mori programesh për t’ju ndihmuar të përdorni mundësitë shumëfunksionale që printeri ofron.

86AT&T Tilt 8925 nga HTC smartphone, 400$ me kontratë dy vjeçare në AT&T. Ky telefon superior, ofron mundësi, si tastiera QWERTY, aplikacionet e Office, Wi-Fi, GPS, dhe stereo Bluetooth për kufjet e muzikës.

87Canon PowerShot SD1100 IS kamera digjitale, 250$. Kjo kamera 8-megapiksel e përshtatshme për xhep, ofron një nivel cilësor të fotografive, të cilin do ta prisnit nga kamera shumë më të shtrenjta.

88Vizio GV42LF HDTV 42-inç LCD, 1200$. Ky ekran LCD HDTV 1080p i përshtatshëm për dhomë, mund thuajse çdo televizor plasma përsa i përket cilësisë së imazhit dhe i tejkalon shumë për sa i përket çmimit.

89 Apple MacBook Air laptop ultra i lehtë, 1799$. Nuk ka disk optik, nuk ka procesor Penryn, vetëm një USB port, nuk ka port ethernet dhe një performancë mesatare. A do të donit të kishit një Air? Me siguri që po, pasi është cool.

90 Ubuntu Linux sistem operativ, falas. Linux nuk është vetëm për të krisurit, kjo falë kalimit të lehtë nga Microso në Ubuntu. Por përkrahësit e Linux me siguri se do ta vërejnë se Ubuntu gjendet në listë dhe Windows Vista jo.

91 Electronic Arts The Orange Box lojë, 60$ për PS3 apo Xbox360, 50$ për PC. Merrni pesë lojëra të plota të mbështjella në një kuti ngjyrë portokalli. Half-Life 2 dhe dy episodet paraprakeplus dy lojëra qitjeje që luhen në vetën e parë, Team Fortress 2 dhe Portal.

92 Digg faqe sociale e lajmeve, falas. Digg vazhdon të mbretërojë si barometri më i besueshëm i të gjitha lajmeve në internet.

93 Asus U2E laptop ultra i lehtë, 2000$. Në kutinë e bukur dhe të lezetshme të lëkurës, ky laptop 1.3 kilogram, ofron më shumë dalje dhe  eksibilitet se secili model në klasin e vet.

94 Meebo porosi të shkurta të bazuar në web, falas. Hiqni qafe klientin tuaj për porosi të shkurta, në favor të këtij klienti, i cili punon në web sh etues. Ofron qasje në AIM, Google Talk, MSN Messenger, Yahoo Messenger dhe të tjera.

95 HP Blackbird 002 kompjuter desktop, 2300$ e më shtrenjtë. Ky Blackbird trullosës thjesht  uturon kur i jepni ndonjë detyrë të vështirë.

96 Partition Logic program për copëzim, falas. Për të zgjeruar ndonjë particion që të keni vend për një të ri, përdorni programin Partition Logic dhe do të kryeni punë shpejt.

97 Palm Centro smartphone, 150$ me kontratë dy vjeçare me Sprint. Telefoni i mençur nga Sprint, sjell EvDO, internet të shpejtë të lëvizshëm në një pako me pamje bashkëkohore.

98 Audacity audioeditues, falas. Ky aplikacion gjithëpërfshirës me kod të hapur për regjistrim këngësh, mundëson të regjistroni, dëgjoni dhe editoni skedarë dixhitalë si një profesionist.

99 Lifehacker blog, falas. Lexoni Lifehacker që të mësoni truke për menaxhimin e kohës, bëni shkarkime produktive dhe mësoni mënyra se si t’i bëni gjërat më lehtë.

100 JingProject aplikacion për prodhim foto/video, falas. Jing- Project ju mundëson të krijoni filma me narracion (të quajtur “screencasts”) të çdo gjëje që bëni në kompjuterin tuaj dhe t’i ndani me shokët më vonë.

Lajmet e fundit>