Lajmet

100 vjetori i Pavarësisë, Google “vishet” kuq e zi

Nov 28 2012
0 Shpërndarje
100 vjetori i Pavarësisë, Google “vishet” kuq e zi

100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë dhe motorin e kërkimit Google të flasë shqip.

Logoja e Google sot është me fushë të kuqe, ndërsa dy ’00’-të e tij janë 100 vitet e shtetit shqiptar. Vetë fjala Google shkruhet me të zezë e të bardhë.

Kjo logo ka ardhur pas kërkesës së një numri të madh të shqiptarëve në internet, dërguar kompanisë Google në formën e një peticioni. “Doodle” vendosen nga gjiganti i kërkimit në raste të veçanta për datat historike, apo për përvjetorët e personazhe historikë.

Por logoja e Google e veshur me ngjyrat kuq e zi është e dukshme vetëm për përdoruesit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu një urim për 100- vjetorin e Shqipërisë vjen edhe nga Wikipedia, enciklopedia e lirë në internet, e cila në ballinën e saj shkruan urimin për ditëlindjen e shtetit shqiptar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>