Lajmet

100 vjetori i Pavarësisë, trend në Twitter

Nov 28 2012
0 Shpërndarje
100 vjetori i Pavarësisë, trend në Twitter

Në prag të datës së 28 Nëntorit, festës sonë kombëtare, më saktë, në mbrëmjen e 27 nëntorit, disa të rinj vendosën që kremtimin e kësaj feste ta bëjnë edhe në rrjetin Twitter.

Duke e lënë së bashku një orar të caktuar, rreth orës 21:00, përdoruesit si Mirlind Qeriqi, Denis Avdiu, Erjon Halili, Dardan Krasniqi e të tjerë, duke e përdorur fjalën Happy 100 years Albania, arritën që ta bëjnë si njërën nga temat më të përfolura në Twitter, e cila në fakt hyri në temat më të përmendura në cicërime.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Në fakt, disa ditë më parë, pikërisht në muajin nëntor, etiketa #100yearsALBANIA kishte qenë në numër mjaft të madh të cicërimeve të bëra brenda një kohe të shkurtër, gjë e cila plotësoi kushtet për ta vendosur këtë temë në top trende.

Për dallim nga rasti për etiketën #100yearsALBANIA, e cila ishte në top trende për pak minuta, gjatë ditës së sotme Happy 100 years Albania ishte si trend për mbi 40 minuta. Por siç duket, ky nuk është fundi i këtyre veprimeve.

Në fakt, disa përdorues në Twitter kanë caktuar orën 12:00 të ditës së nesërme si kohën kur duan që ta bombardojnë Twitter-in me cicërima për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

A do të kenë sukses sërish, kjo mbetet të shihet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>