Analiza

105 ditë nga dalja në bursë, Snapchat kthehet në pikën “zero”

Jun 17 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht dyshimeve se Snapchat mund të korrë sukses një ditë, ka pasur një kërkesa të lartë për aksionet e Snap 105 ditë nga dalja në bursë, Snapchat kthehet në pikën “zero” Photo Source: Reuters

105 ditë pas doli në bursë më 2 Mars, çmimi i një aksioni të Snapchat ra nën 17 dollar për herë të parë ditën e Enjte.

Pavarësisht dyshimeve se Snapchat mund të korrë sukses një ditë, ka pasur një kërkesë të lartë për aksionet e Snap i cili u rrit me 40% në ditën e parë të daljes në bursë.

Atë ditë aksionet tregtoheshin me 27.09 dollar dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli. Por raporti financiar zhgënjyes i parë i kompanisë nxiti skepticizëm për investitorët e kompanisë.

Si duket ky është fati i çdo kompanie teknologjike e cila pasi shijon sukses në ditët e para përballet me një rënie të vlerës së aksioneve për të rikuperuar në vlera rekord më pas.

Por ka pasur shembuj edhe të atyre që nuk u rikuperuan kurrë, dhe shpresojmë që ky të mos jetë fati i Snapchat. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>