Analiza

107 trilion e-mail janë dërguar gjatë vitit të kaluar

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
107 trilion e-mail janë dërguar gjatë vitit të kaluar

Pingdom ka thënë se prej qershorit të vitit 2010, ka pasur 1.97 miliard përdorues të internetit: 825.1 milion në Azi. 475.1 milion në Evropë, 266.2 milion në Amerikën Veriore, 204.7 milion në Amerikën Latine dhe Karaibe, 110.9 milion në Afrikë, 63.2 milion në Lindjen e Mesme dhe 21.3 milion në Oqeani dhe Australi.

Pingdom ka thënë se një mesatare prej 294 miliard mesazhesh elektronike (e-mail) janë dërguar në ditë, dhe rreth 89 për qind prej tyre ishin spam. E në anën tjetër shtohet se janë rreth 2.9 miliard llogari për postë elektronike anembanë botës dhe 152 milion blogje.

Numri total i ueb faqeve është 255 milion, që sipas Pingdom është në rritje prej 21.4 milion sa ishte një vit më parë. Domenë ishin: 88.8 milion me mbaresën .com, 13.2 milion me .net, 8.6 milion me .org dhe 79.2 milion me domene shtetërore si .uk, .cn, apo edhe .al.

Twitter ka shtuar 100 milion llogari të reja gjatë vitit të kaluar dhe tani ka një total prej 175 milion. Ndërsa sipas Pingdom , një tjetër fakt interesant është se deri në shtator ka pasur mbi 25 miliard mesazhe apo “cicërima”. Facebook ka arritur në rreth 600 milion përdorues në fund të vitit, ndërsa është për tu përmendur se 250 milion i janë bashkangjitur rrjetit vetëm në vitin 2010.  Lexoni më shumë statistika duke klikuar këtu. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>