Analiza

11 vegla në Google Docs që do të rrisin prodhimtarinë tuaj

Jun 11 2011
0 Shpërndarje
11 vegla në Google Docs që do të rrisin prodhimtarinë tuaj

Në këtë artikull do të mund të shihni 10 vegla falas në Google Docs që mund të përmirësojnë përvojën tuaj me këtë platformë të mahnitshme.

1. GDocBackup

GDocBackup është një vegël e zakonshme për të ruajtur të gjithë dokumentet tuaj nga Google Docs në një disk.

2. GDocsUploader

GDocsUploader është një vegël e vogël që ndihmon në ngarkimin e dokumenteve në Google Docs. Sapo të jeni kyçur, ngarkimi është mjaft i thjesht: vetëm duhet të bëhet zhvendosja e skedarëve në ikonën GDocsUploader.


3. OpenOffice.org2GoogleDocs

OpenOffice.org2GoogleDocs (OOo2GD) është një vegël që ju mundëson ruajtjen dhe futjen e dokumenteve tuaj, paraqitjeve dhe fletave për shpërndarje nga Google Docs dhe për në Google Docs.

4. gDocsBar

gDocsBar është një shtojcë anësore për Firefox, që është një shoqërues mjaft i mirë për Google Docs. Me gDocsBar, ju mund të vendosni shumë skedarë në shiritin anësor për të ngarkuar dokumente.

5. Open IT Online

Open IT Online (Shtojcë për Firefox) ju mundëson hapjen e dokumenteve dhe fotografive online pa pasur nevojë që të instaloni ndonjë softuer të veçantë. Kjo shtojcë mbështet Google Docs, Zoho, View Docs Online, Vuzit për të ndryshuar/parë dokumentet dhe Snipshot, Pixlr, Sumo Paint, ejt për të ndryshuar/parë fotografitë.

6. Send to Google Docs

Send to Google Docs (Shtojcë për Firefox0 ju mundëson shikimin e dokumenteve në Google Docs, pa pasur nevojë për një softuer për desktop. Kjo shtojcë mbështet formatet PDF, Microsoft Office dhe Open Office.

7. Gladinet Cloud Desktop (GCD)

Gladinet Cloud Desktop (GCD) mund t’i bëjë follderët lokalë si depo të uebit, duke përfshirë Google Docs. Përdoruesit mund të qasen në skedarët e tyre në Windows Explorer. Kjo vegël i shton aplikacionet për ueb në desktop.

8. Google Cloud Connect for Microsoft Office

Google Cloud Connect for Microsoft Office ofron mundësi për ndryshime bashkëpunuese në përvojën me Microsoft Office. Ju mund të shkëmbeni, ruani dhe njëkohësisht të ndryshoni dokumentet e Microsoft Word, PowerPoint dhe Excel me të tjerët.

9. Google Docs Gadget

Google Docs Gadget për Google Desktop mundëson kërkimin dhe hapjen e dokumenteve tuaj të Google Docs drejt nga desktopi juaj, duke përfshirë ngarkimin për duke bërë zhvendosje të dokumenteve.

10. iGoSyncDocs

iGoSyncDocs është një desktop për aplikacion (i mbështetur në Swing) që oforn një rrugë të shpejtë për qasje dhe sinkronizim të skedarëve në Google docs përgjatë shumë kompjuterëve.

11. gPDF

gPDF është një vegël mjaft e dobishme për të shikuar online formatet PDF, DOC, DOCX, XLS, XLSX, PPT, PPTX, RTF, formatet e hapur të dokumenteve (ODT, ODS, ODP) dhe skedarët CSV, SXW, SXC and SXI. Kjo vegël mundëson nga një lidhje (ang. link) në këto formate të skedarëve për t’i hapur me Google Docs Viewer dhe Zoho Viewer.

 

 

Duken si vegla si të thjeshta por me të vërtetë që kryejnë punë të mahnitshme dhe kursejnë mjaft kohë./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>