Lajmet

11 milionë minuta bonus për konsumatorët nga Vala

Sep 20 2010
0 Shpërndarje
11 milionë minuta bonus për konsumatorët nga Vala

Bazuar në statistikat e operatorit Vala, gjatë muajit që shkoi konsumatorëve prepaid u janë shpërndarë varësisht nga shfrytëzueshmëria e kategorizuar (5€, 7€, 10€ javore) mbi gjashtë milionë minuta gratis (bonus). Më saktësisht, në gusht janë dhënë  6,619,360 minuta, ndërsa duke përfshirë edhe muajin shtator, në total bëhet fjalë për rreth 11 milionë minuta që janë shpërndarë si bonus për konsumatorët e VALA-s. Kjo ofertë e VALA-s, e cila është ende valide, u mundëson të gjithë konsumatorëve që me minutat e fituar të komunikohet brenda rrjetit duke shfrytëzuar bonuset: 10 minuta bonus për 5 euro të shpenzuara, 20 minuta bonus për 7 euro të shpenzuara si dhe 30 minuta bonus për 10 euro të shpenzuara.

Operatori Vala çdo ditë e më shumë është duke shtuar numrin e konsumatorëve si dhe në të njëjtën kohë është duke ngritur standardin e saj. Sa për ilustrim, vlen të përmendet festa e fundit e Fitër Bajramit ku mbi 4.4 milionë mesazhe (SMS) u dërguan suksesshëm vetëm brenda një dite të vetme. E veçanta ishte se pas dhjetë vitesh operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind e suksesshme dhe ka thyer të gjitha rekordet krahasuar me vitet e kaluara.
 ”Ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të konsumatorëve tanë duke i plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre, por edhe duke i shpërblyer ata. Kjo do të thotë se Vala gjithnjë e më shumë është duke shënuar rritje rekorde gjithnjë si rezultat i përkushtimit të menaxhmentit dhe atraktivitetit të produkteve të ofruara”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.
Ofertat e llojllojshme për konsumatorët, shërbimet kualitative si dhe qasja ndryshe ndaj konsumatorëve, kanë bërë që në këtë periudhë kohore të ketë shtim të numrit të konsumatorëve, në një anë, si dhe refleksione pozitive në aspektin financiar, nga ana tjetër, ndërkohë që kjo qasje dhe ky përkushtim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Lajmet e fundit>