Ja se si

12 komanda që çdo përdorues i Linux duhet t'i mësojë

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
12 komanda që çdo përdorues i Linux duhet t'i mësojë

Një gabim i madh i të porsaardhurve në Linux është se ata nuk i përdorin këto komanda. Le tu hedhim një sy më të përdorshmeve:

1. man
Kjo është komanda më themelore që duhet të mësoni përpara të tjerave. Ajo tregon faqe të manualit online për të dhënë një hyrje të thjeshtë të komandave të ndryshme që ekzistojnë. Kjo komandë të ndihmon të kuptosh të tjerat dhe ti përdorësh ato. Mund edhe të përdorësh komandën “man man” për manualin mbi përdorimin e kësaj komande.

2. Is
Një komandë tjetër rrënjësore është “Is” e cila tregon të dhënat e direktorisë ku ju gjendeni. Pra në qoftë se ju jeni në Home atëherë ajo do t’ju tregojë filet që ndodhen në home.

3. Cd
Për të ndryshuar direktorinë në të cilën ndodheni. Shtypni “cd desktop” për të dal në desktop

4. pwd
Për të kuptuar se në ç’direktori po punoni përdorni këtë komand e cila është shkurtimi i print working directory

5. mkdir
Për të krijuar një direktori të re përdorni këtë komandë. Në qoftë se shtypni “mkdir muzik” një direktori me emrin muzik do të krijohet.

6. find and locate
Për të kërkuar për një file mund të përdorni ose “find” ose “locate” pasi janë shumë të ngjashme.

7. cp
Kjo komandë përdoret në qoftë se ju doni të krijoni një kopje të një flie me një emër të ri. Shkruani “cp foto muzike” për të krijuar një kopje të file “foto” me emrin “muzike”.

8. mv
Me “mv” ju mund të ndryshoni emrin e një file apo ta lëvizni atë në një direktori tjetër ose ti bëni të dyja sëbashku. Në qoftë se shkruani “mv muzik /desktop” atëherë file “muzike” do të lëviz në direktorinë desktop pa u riemërtuar.

9. more
Komanda “more”  të lejon të shohësh më shumë përmbajtëjt e një file në ekran.

10. kill
Për të ndaluar një aplikacion përfundimisht përdorni këtë komandë e cila është ekfetive pas komandës “ps” që ju lejon të gjeni emrin e aplikacionit.

11. sudo
Për të instaluar një aplikacion me të drejtat e një përdoruesi me privilegje përkohësisht, por gjithsesi fjalëkalimi duhet vënë.

12. passwd
Siç e sugjeron dhe emri, nëse vini këtë komand ju mund të ndryshoni paswordin tuaj. Në fillim do t’ju kërkohet të futni paswordin ekszistues dhe më pas mund të fusi paswordin e ri.
Këto komada të vogla mund ta bëjnë përdorimin e Linuxit më të shpejtë dhe më komod për ju. Ju sugjeroj ti provoni.

Këshilla të përgatitura nga PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>