Lajmet

12 muaj burg për hakerin e Facebook

May 18 2012
0 Shpërndarje
12 muaj burg për hakerin e Facebook

Një 21 vjeçar është arrestuar dhe dënuar me 12 muaj burgim pasi hakoi një adresë private në Facebook. Sipas një hetimi të kryer nga FBI në bashkëpunim me autoritetet lokale të policisë së Sussex në Britani të Madhe, rezulton se Gareth Crosskey kishte kryer veprën penale të krimit kompjuterik. Edhe pse identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, prokuroria dhe gjykata nuk treguan se kush ka qenë pronari i llogarisë, mirëpo ai besohet të jetë nga Shtetet e Bashkuara.

“Shkelja i’u raportua FBI-së, e cila gjurmoi burimin nga vinte hyrja e paautorizuar nga Mbretëria e Bashkuar.”, dhe në një konferencë shtypi policia deklaroi se Crosskey hakoi llogarinë e Facebook në janar, duke pasë çasje në të gjitha emailat private të viktimës. Crosskey u arrestua ne korrik, ne banesën e tij ku edhe i’u konfiskua i tërë materiali kompjuterik.

Sipas zyrtarëve, ky rast do të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë hakerët se autoritetet do të marrin masa kundër tyre. Agjensia kundër krimit kompjuterik po punon për të sjellë para gjykatës çdo shkelës të ligjit. “Rezultatet e sotme do të shërbejnë si një kërcënim për të gjithë ata që kanë në plan të marrin pjesë në veprimtari të tilla kriminale. Duke vepruar shpejt, policia bëri të mundur arrestimin e menjëhershëm të Crosskey duke mos i lejuar t’i shkaktoj viktimës edhe më shumë dëme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>