Analiza

12 shenja që tregojnë se ju jeni të dhënë pas SO Linux

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
12 shenja që tregojnë se ju jeni të dhënë pas SO Linux

Këtu janë 12 shenja që tregojnë se ju jeni të dhënë pas sistemit operativ Linux

 1.  Ju merrni një CD me vete kudo që do të shkoni të përdorni një kompjuter larg shtëpisë tuaj.
 2.  Ju abonoheni në një revistë për Linux si Linux Journal, Linux Mag, ose Linux Format.
 3.  Sa herë që një shok ose një i afërm ankohet për kompjuterët e tyre të ngadalshëm për shkak të   spyware-ëve, adware-ëve dhe virusëve, ju i thoni atyre që të instalojnë Linux.
 4.  Ju dëshironi një pinguin si kafshë shtëpiake.
 5.  Ju e dini se çfarë bën ky urdhër “mv windows /dev/null”
 6.  Ballina e parë që shihni, posa të hapni shfletuesin, është http://www.google.com/linux.
 7.  Ju abonoheni te foogazi.com.
 8.  Ju rrini në Freenode.
 9. Ju jeni anëtar të një grupi lokal të përdoruesve të sistemit Linux.
10. Ju keni instaluar Linux në kompjuterët e prindërve tuaj.
11. Ju e dini domethënien e fjalës afrikane Ubuntu.
12. Ju e dini se kush është Linus Torvalds.

A mund të mendoni për më shumë? Shkruani një koment dhe shpërndajeni këtë artikull me secilin./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>