Ja se si

12 Tiparet e Vistës, të cilat mund t’i çaktivizoni që tani!

Jan 9 2009
0 Shpërndarje
12 Tiparet e Vistës, të cilat mund t’i çaktivizoni që tani!

altOpsione të panevojshme të ndërfaqes, vegla online të pakuptimta dhe disa veçori shtesë të cilat përdoren rrallë e ngadalësojnë kompjuterin tuaj. Ja se si të largoni këto aplikacione të panevojshme dhe ta shpejtoni kompjuterin tuaj.

Vista, emër i njohur! Versioni më i ri i Windows, i cili programon më shumë se çdo version tjetër. Pjesa e tepërt e kodit programues s’bën gjë tjetër veçse ngadalëson punën e sistemit operativ. Rrisni performancën e PC-së, duke hequr disa tipare të panevojshme nga kompjuteri. Janë identifikuar shumë tipare të Vista, të cilat mund t’i stakoni që tani. Disa janë zbukurime që zvogëlojnë performancën grafike, ndërsa disa të tjera janë mjete opsionale që e përdorin memorien atëherë kur s’duhet. Pak nga këto janë deri diku të dobishme edhe pse janë faktori kryesor në reduktimin e punës së PC-së suaj. Në të vërtetë, a mund t’i stakoni këto tipare që tani? Kjo varet nga kompjuteri që keni, nga mënyra si punoni dhe nga shijet që keni. Kam stakuar vetëm shtatë e gjysmë nga këto tipare, pasi disa prej tyre janë akoma të dobishme dhe kompjuteri i menaxhon shumë shpejt. Për të qenë në rrugën e duhur dhe të sigurt, krijoni një pikë restaurimi përpara se t’i fshini, sepse në rast se nuk ju pëlqen ndryshimi mund ta ktheni kompjuterin në gjendjen e mëparshme. Klikoni Start, shkruani sysdm.cpl në fushën e kërkimit dhe shtypni . Zgjidhni System Protection Create dhe ndiqni dritaret që do t’ju hapen. Windows do të kujdeset për pjesën tjetër.

Sidebar
Shpesh paguani për performancën e kompjuterit, e cila u rrit kënaqësinë e të parit të orës apo fotove. Të gjitha këto ushqehen nga Microsoft-centric RSS, duke i ankoruar në Windows Sidebar. Po ta hiqni komplet Sidebar do të fuqizoni shpejtësinë e kompjuterit, sidomos gjatë procesit të ndezjes e deri kur hapet. Për të hequr Sidebar klikoni me të djathtën diku dhe selektoni Close Sidebar. Çaktivizoni Start Sidebar when Windows starts dhe pastaj klikoni OK.

Aero
Microsoft i përmbledh të gjitha rritjet vizuale nën një emër të vetëm teknologjik tregu, të quajtur: Aero. Ndërsa e mbani treguesin e mausit mbi taskbar, përveç këtyre tipareve u shfaqen dhe disa thumbnail, siç është pamja e Flip3d kur shtypni . Aero e bën më praktike faqen e punës dhe pamjen te Vista. Në qoftë se kompjuteri është shumë i ngarkuar dhe nuk ka fuqi, Aero e vështirëson më shumë këtë gjë. Për ta hequr klikoni me të djathtën në desktop dhe selektoni Personalize- Window Color and Appearance. Në kutizën dialoguese “Window color and Apearance’’ klikoni Open classic appearance properties for more color options (në qoftë se ju nuk e shikoni opsionin, i cili tregon që Aero tashmë është hequr) dhe selektoni Windows Vista Basic, duke i dhënë OK.

Opsione të ndryshme të zbukurimit të pamjes
Mund të ruani disa cikle shtesë të orëve, duke hequr opsionet e pamjes së zbukurimit të Vista, shumë prej të cilave nuk lidhen direkt me Aero. Për t’i parë këto opsione klikoni Start, klikoni djathtas Computer dhe selektoni Properties. Klikoni Advanced System Properties, Advanced tab dhe pastaj butonin Settings, i cili ndodhet brenda kutisë Performance. ’selektoni të gjitha opsionet e listuara aty, duke selektuar Adjust for best performance ose më thjesht ç’selektoni të gjitha ato që nuk ju duhen.

Asistencë nga larg

Për të kontrolluar një kompjuter nga një tjetër përdorni Remote Assistance, një mjet shumë i dobishëm që kërkon mbështetje teknike për të pasur jetëgjatësi. Në qoftë se nuk e bëni këtë apo preferoni një lloj tjetër aparature të këtij lloji, atëherë mos e harxhoni kohën kot, por hiqeni qafe duke klikuar Start, klikoni me të djathtën Computer dhe Properties. Më vonë klikoni te Remote Settings, çselektoni Allow Remote Assistance connections to this computer.

Klient printimi nga interneti

A keni printuar ndonjëherë nga interneti? Nuk do të humbisni asgjë po të çaktivizoni Vista’s Internet Printing Client. Hapni panelin e kontrollit “Programs dhe Features”dhe klikoni Turn Windows Features on or off, në të majtë. Do t’ju dalë kutia dialoguese Windows Features. Zmadhoni pjesën Print Services dhe ç’selektoni Internet Printing Client. Klikoni OK dhe prisni pak minuta, derisa sistemi të kërkojë rindezje. Mund të lexoni dhe tri temat e tjera të këtij artikulli, të cilat e përdorin këtë kuti dialoguese.

Vendtakimi me Windows

altMë pëlqen programi bashkëpunues kokë më kokë, i ndërtuar nga Windows, si dhe vendtakimi që e bën të mundur ndarjen e dokumenteve nëpërmjet rrjetit gjatë kohës së punimit të tyre, me një koleg të largët. Unë nuk e përdor këtë në jetën e përditshme dhe me sa di dhe të tjerët bëjnë po të njëjtën gjë. Kështu që do ta heq Windows Meeting Space. Dhe ju mund ta bëni. Kur të ndodheni në dritaren dialoguese të Windows Features, ç’klikoni Windows Meeting Place. Në qoftë se nuk jeni në këtë dritare shikoni shembullin më lart.

Windows Ultimate Extras

Një nga gjërat e mira që duhet të bëni është të hiqni të gjitha tiparet e kota që gjenden në botimin më të fundit të Vista. Këtu i referohemi shtesave më të reja të shkarkueshme, të vlefshme për përdoruesit e tanishëm të tyre. Edhe në qoftë se nuk paguani çmimin më të shtrenjtë për Vista, këto teprica nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh. Shkoni te Windows Update (Start-All Programs-Windows Update), klikoni View available updates dhe kontrolloni të gjithë stafin e pavlefshëm të ofertave të Microsoft, që u jep njerëzve të cilët paguajnë kot për këtë version kaq të fryrë të Vista.

Tablet PC Stuff
Kam një tablet PC dhe më pëlqejnë tiparet e Vista në këtë aspekt, në mënyrë të veçantë Paneli i shkrimit duke përdorur stylus. Por nëse nuk ke një tabelë shkrimi, këto tipare janë krejt të panevojshme. Për t’i ç’aktivizuar tiparet e mësipërme kalohet në dy shkallë: hapni panelin e kontrollit të Programs and Features dhe klikoni linkun Turn Windows features on or of. Do të dërgoheni te kutia e dialogut të Windows Features. Kur të jeni aty, ç’selektoni Tablet PC Optional Components. Për ta përfunduar punën që hapët duke klikuar Start, shkruar Services dhe duke shtypur Enter gjeni dhe klikoni Tablet PC Input Services. Në menynë startup type, selektoni Disabled dhe klikoni në fund OK.

altReadyBoost
Nëse nuk po e përdorni këtë tipar kaq të lëvduar të Vista, që thuhet se shpejton kompjuterin duke shtuar memorien me një sistem të ri ruajtës në flashdisk, por që në fakt e ngadalëson. Mund ta ç’aktivizoni. Një shpjegim për këtë fakt mund ta gjeni në “ReadyBoost Flash Drives Lack signiicant Boost” në find.pcworld.com/61677. Mund të ç’aktivizohet te Services. Nëse nuk jeni aty aktualisht, klikoni Start, shkruani Services dhe shtypni Enter. Gjeni dhe dopjoklikoni ReadyBoost në menynë startup type, ku duhet të selektoni Disabled. Për ta përfunduar shtypni OK.

Search Indexing
dy shërbime indeksimi, qëPër këtë shërbim duhet menduar. Nëse e ç’aktivizoni do i ngadalësoni shumë kërkimet e mundshme në Vista. Nuk po flas për punë sekondash, por për minuta. Por nga ana tjetër ç’aktivizimi i këtij shërbimi do të shpejtojë dukshëm punën e kompjuterit në përgjithësi. Me pak fjalë, ç’aktivizimi i indeksimit do të ndihmonte punën me kompjuterin vetëm në rastet kut nuk përdorni shumë kërkime të përgjithshme, ose përdorni aplikacione të treta kërkimi si Copernic Desktop ose Google Desktop. Në këtë rast do keni aktive po hanë resurset e kompjuterit akoma më shumë. Nëse jeni të bindur se nuk ju duhet indeksimi, mund ta ç’aktivizoni kështu: klikoni Start, shkruani Services dhe shtypni Enter. Gjeni dhe dopjoklikoni Windows Search në menynë startup type, selektoni Disabled dhe shtypni OK.

Offline Files
Nëse punoni me dokumente të arkivuara në një server të largët dhe nuk jeni i sigurt që mund ta kontaktoni gjithnjë serverin, shërbimi Ofline Files i Vista Business dhe Ultimate jua bën jetën më të lehtë duke kopjuar dokumentet në harddisk e duke i mbajtur gjithnjë të rinovuara. Sigurisht, ky shërbim nuk është për të gjithë e ndoshta për këtë arsye Microsoft nuk e ka futur te Vista Home Edition. Por nëse keni Business ose Ultimate dhe nuk i përdorni këto tipare, mund t’i ç’aktivizoni duke klikuat Start. Shtypni Services dhe Enter. Gjeni dhe dopjoklikoni Ofline Files në menynë Startup type. Selektoni Disabled, dhe shtypni OK.

Windows Error
Reporting Service Sa herë që te Windows ndodh një gabim, me shërbimet e veta apo të programeve të tjera, ky shërbim ofron të çojë informacionin drejt Microsoft. Në teori kjo ndihmon Microsoft të zbulojë dhe ndreqë gabimet në sistemin e tij operativ (dhe një zot e di se si mund të jetë e mirë kjo gjë). Megjithatë, raporti yt do përfundojë në një tavolinë tekniku poshtë një mali letrash të tjera, që kanë të njëjtin problem me ty. Gjithsesi ky shërbim po ha kot resurset e sistemit të kompjuterit me një tipar që nuk bën asgjë të mirë për ju. Për ta ç’aktivizuar këtë shërbim të kotë klikoni Start, shkruani Services dhe shtypni Enter. Gjeni dhe dopjoklikoni Windows Error Reporting Service. Në menynë startua type, selektoni Disabled dhe shtypni OK.

Lajmet e fundit>