Lajmet

12 video ushëzuese për fillestarët me softuerët open source

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
12 video ushëzuese për fillestarët me softuerët open source

business_skillsNë përgjithësi është e vështirë të fillosh të punosh me një softuer të ri madje, është akoma më e komplikuar kur të duhet të bësh kalimin nga një mjet në tjetrin (nga një platformë në tjeterën) pasi do të duhet që të përqëndrohesh tek njohuritë e reja për të përmirësuar aftësitë në një drejtim të ri.

Sigurisht, ka shumë përfitime kur kalon nga softuërt e mbyllur tek alternativat me burim të hapur (open source).

Për të gjithë ata që kanë interes, opensource.com ka menduar të lehtësojë dhe të përshpejtojë këtë kalim nëpërmjet 12 videosh fillestare në YouTube, të cilat mund t’i shihni duke ndjekur këtë link.

Në fokus të këtyre videove udhëzuese qëndrojnë disa prej zgjidhjeve më popullore open source, përfshirë këtu Firefox dhe LibreOffice. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>