Lajmet

132 aplikacione Android në Play Store përmbanin maluer Windows

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Është një mister që la edhe hulumtuesit pa fjalë: 132 aplikacione Android në Google Play janë përpjekur të infektojnë përdoruesit me maluer Windows. 132 aplikacione Android në Play Store përmbanin maluer Windows Photo Source: Play Store

Aplikacionet të cilat janë zhvilluar nga shtatë zhvillues të ndryshëm, përmban kryesisht etiketa iframe të bazuar në HTML të cilat lidheshin me dy domaine keqdashëse.

Në një prej rasteve aplikacioni nuk përdorte iframe por gjuhë e Microsoft Visual Basic për të injektuar maluer Windows në HTML.

Aplikacionet kishin dy aftësi kryesore: Së pari mund të ngarkonin reklama dhe e dyta të ngarkonin aplikacionin kryesor. Ky I fundit aktivizonte komponentë WebView të cilët ishin të konfiguruar në mënyrë që të lejonin një kod Javascript të merrte qasje në funksionalitet kyçe të aplikacioneve të tjera.

Por dy domainet keqëdashëse, brenz.pl dhe chura.pl u nënshtruan nga autoritetet Polake të sigurisë në 2013-ën. Atëherë farë nuk shkonte?

Janë 132 aplikacione të infektuara, dhe besoni se zhvilluesit nuk e dinin për domainet dhe kodet keqëdashëse? Kjo sepse zhvilluesit padijeninë e tyre përdorën një platformë të infektuar për të zhvilluar aplikacione.

Megjithatë domainet e eleminuara dhe malueri Windows ishin dy arsye madhore pse aplikacionet nuk përbënë rrezik për 10,000 përdoruesit që I kishin instaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>