Lajmet

1/4 e popullsisë së botës përdor rrjetin social Facebook

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg dha lajmin në një postim në Facebook duke thënë: "Është një nder të jemi së bashku në këtë rrugëtim." 1/4 e popullsisë së botës përdor rrjetin social Facebook Photo Source: Reuters

Facebook tha ditën e Marte se ka 2 miliard përdorues aktivë në muaj duke marshuar drejt një tjetër objektivi të rëndësishëm për kompaninë e cila filloi në një kolegj Amerikan për tu bërë rrjeti social më i madh në botë.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg dha lajmin në një postim në Facebook duke thënë: “Është një nder të jemi së bashku në këtë rrugëtim.”

Kjo bazë përdoruesish është më e madhe se popullsia e çdo vendi të botës dhe më e madhe se 6 nga 7 kontinentët. Përfaqëson më shumë se 1/4 e popullsisë së botës prej 7.5 miliard.

Facebook përcakton përdoruesit aktivë në muaj si një përdorues i cili qaset në rrjetin social për aplikacioneve mobile apo desktop një herë në 30 ditë.

Më 31 Mars rrjeti social kishte 1.94 miliard përdorues, një rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Në Tetorin e 2012-ës kishte arritur 1 miliard përdorues.

Kompania e cila u themelua nga Zuckerberg në 2004-ën në konviktin e Universitetit, sot ka një bazë prej 5 milion reklamuesish. Rritja e Facebook erdhi përtej Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Evropës. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>