Blog

14 vjeçari ndërton robotin më të mirë të komunikimit për Facebook Messenger

Feb 19 2017
0 Shpërndarje
Ka kaluar një vit që kur Satya Nadella tha se robotët e komunikimit janë aplikacionet e reja. Pavarësisht premtimeve revolucionare, progresi i bërë në këtë drejtim linte për të dëshiruar. 14 vjeçari ndërton robotin më të mirë të komunikimit për Facebook Messenger Photo Source: Getty Images

Megjithatë javën që kaloi një ngjarje na mbushi me optimizëm. Një 14 vjeçar nga qyteti i Viktorias në Kanada ka ndërtuar mbase robotin më të mirë të komunikimit shkruan BBC.

Përgjatë 6 muajve ai ka punuar me Christopher, një robot komunikimi për Messenger i cili ndihmon studentët të jenë të azhornuar me detyrat e fundit.

Por si funksionon? Studentët së pari duhet të ndajnë “axhendën e tyre” me robotin Chrisopher dhe saherë që përfundon një leksion roboti pyet përdoruesin nëse janë dhënë detyra.

Një formë bisede në gjuhën e angleze e gjeni të paraqitur në imazhin e mësipërm. Sapo ai të ketë marrë “axhendën” tuaj vazhdimisht do ju rikujtojë detyrat që keni për të kryer.

Pasi përdoruesi kryen detyrat, ai duhet tja komunikojë Christopher në mënyrë që ti heqë nga lista e gjërat për të realizuar. Gjatë fundjavës roboti hesht.

Kur Mark Zuckerberg doli në skenë vitin e kaluar duke folur me zhvilluesit lidhur me robotët e komunikimit në Messenger, askujt nuk i shkonte mendja se një 14 vjeçar do të na tregonte sesi bëhet kjo punë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>