Lajmet

15 arsye pse telefonët Android janë më të mirë se një iPhone

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
15 arsye pse telefonët Android janë më të mirë se një iPhone

android-vs-apple

Apple sapo ka raportuar një numër rekord shitjesh të smartfonëve të saj. Por ndërsa iPhone mund të jetë një smartfon i veçantë, ekzistojnë ca arsye pse telefonët Android janë më të mirë.

Kur blini një iPhone, ju ngecni me aq hapësirë të dhënash sa ofron smartfoni. Një pjesë e madhe e telefonëve Android ofrojnë mbështetje për kartat microSD, dhe lehtësisht mund të blini më tepër hapësirë sesa ofron smartfoni juaj.

Nëse bateria fillon të humbase efekshmërinë, lehtësisht mund ta zëvendësoni. Këtë gjë nuk mund ta bëni me një iPhone.

Një kategori telefonësh Android përfshi modelet HTC One, LG G3, dhe Galaxy S5 mund të përdoren si kontrollerë sepse kanë që të gjithë porta Infrared. iPhone nuk kanë.

Imazhet e realizuara të ekranit, imazhet e shkarkuara dhe imazheve e ruajtura nga mesazhet, qëndrojnë në foldera të ndarë.

Android nuk e can kokën se nga vijnë këngët në smartfonin tuaj. Apple dhe iOS 8 duhet të keni një llogari në iTunes për të dëgjuar muzikë. Nga ana tjetër, nëse dëshironi të shkarkoni foto nga smartfoni në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar softuerin iPhoto.

Nëse dëshironi të ngarkoni telefonin tuaj Android mund ta bëni me cfarëdolloj kablloje microUSB. Me iPhone, kjo gjë është e mundur vetëm përmes kabllove të Apple.

Përdoruesit Android janë në gjëndje të shkarkojnë cdo aplikacione nga uebsiti I dyqanit të aplikacioneve të Google. Në rastin e iPhone, përdoruesit duhet të kenë të instaluar iTunes ose të kërkojnë përmes App Store nëse duan të shkarkojnë aplikacione.

Në tabletët Android ju mundeni për përdorni llogari të shumëfishta përdoruesi në një paisje të vetme. Këtë gjë nuk mund ta bëni në iPad.

Shërbimi I hartave të Apple nuk është më I mirë se ai I Google dhe në një iPhone aplikacionin Google Maps nuk mund ta përdorni si aplikacionin parësor.

Në iPhone mund të përdorni shenjat tuaja të gishtërinjve ose një kod katër shifror për të koduar telefonin. Në paisjet Android, ju keni dsa opsione paraqitur edhe në format e strukturave.

Përdoruesit mund të modifikojnë ndërfaqet më lehtësisht në Android sesa iPhone, si për shembull shtimi i “widgets” në ndërfaqen e ekranit parësor.

Telefonët Android jo medoemos ju kërkojnë që të vendosni të gjitha ikonat në ndërfaqet e ekraneve siç bën iPhone. Përkundër mund të aksesoni ato në mënu të posaçme.

Në disa telefonë Android përdoruesit mund të aksesojë disa aplikacione njëherazi në ekran.

Në një telefon Android, njoftimet qëndrojnë gjithmonë në krye të ekranit, duke e bërë më të lehtë të mbani mend se cila njoftimeve do ti përgjigjeni.

Nëse vendosni një alarm, në Android do të njoftoheni edhe sa kohë ka mbetur deri në sinjalizimin ndërsa në iOS duhet ti bëni llogaritë vetë ju.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>