Lajmet

15 milionë faqe të librave të vjetër mjekësorë kalojnë në ueb

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
15 milionë faqe të librave të vjetër mjekësorë kalojnë në ueb

Dioscorides_De_Materia_Medica_Byzantium_15th_centuryRreth 15 milionë faqe të verdha me tekste dhe fotografi nga librat e mjekësisë të shekullit 19 tani do të bëhen pjesë e botës dixhitale. Nëntë universitete britanike dhe institucione të hulumtimit janë duke i dërguar koleksionet e teksteve të tyre të rëndësishme nga historia e mjekësisë dhe shkencës në Bibliotekën Wellcome në mënyrë që librat dhe broshurat e tyre të rralla të mund të jenë në dispozicion lirshëm online.

Koleksioni dixhital, i quajtur Biblioteka e Trashëgimisë Mjekësore e Mbretërisë së Bashkuar, do të kalojë në arkivin e interneti, që tashmë përmban kopje dixhitale të qindra librave në Bibliotekën Wellcome që ishin printuar mes viteve 1800 dhe 1900.

Librat dixhitalë

Gjatë dy viteve të ardhshme, një skuadër nga Arkivi i Internetit do të skanojë tekstet në mjekësi, shëndet të konsumatorëve, sport dhe palestër, si dhe praktikat e vjetruara mjekësore si frenologjia, një pseudo-shkencë kjo e bazuar në idenë që karakteri i një personi ishte pasqyruar në formën e kafkës së tij. Tekstet sa i përket ushqimit dhe lëndëve ushqyese, sipas Trustit Wellcome, që lajmëroi planet për projektin në bashkëpunim me shoqatën e bamirësisë digjitale Jisc muajin e kaluar, do të përfshijnë rreth 1,400 libra nga Universiteti i Leeds-it.

“Duke punuar për së afërmi me institucione për të ndërtuar Bibliotekën e Trashëgimisë Mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar ne jemi duke shndërruar librat në të dhëna të kërkueshme kështu që përdoruesit të mund të kërkojnë çdo aspekt të mjekësisë së shekullit 19 dhe të zhvillojnë përshtypje të reja në këtë periudhë mjekësore të zbulimit të pa precedent,” tha në një deklaratë, menaxheri i portofolit digjital të Jisc-ut, Peter FIndlay.

Institucionet e tjera që janë duke i huazuar librat e tyre për projektin përfshihen Kolegji Universitar i Londrës, Universiteti i Glasgow-it, Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër, Kolegji Mbretëror i Londrës, Universiteti i Bristolit, Kolegji Mbretëror i Fizikanëve të Londrës, Kolegji Mbretëror i Fizikanëve të Edinburgut dhe Kolegji Mbretëror i Kirurgëve të Anglisë.

Lexuesit dhe hulumtuesit kureshtarë tashmë mund të të përdorin mijëra faqe të teksteve të shekullit 19 nga Biblioteka Wellcome online. Holly Story, që është ndihmësi i zyrtarit për media në Koleksionin Wellcome, tregoi për Live Science që dy nga të parapëlqyerat e saj ishin një edicion i “Anatomisë së Gray-it” i vitit 1860 dhe “Manuali për Grupin e Stafit Mjekësor të Zyrës Britanike të Luftës, të publikuar në vitin 1893. (PCWorld Albanian)

Tags >

Ueb
Lajmet e fundit>