Ja se si

15 sekrete të teknologjisë që duhen shfrytëzuar në udhëtim

Mar 11 2009
0 Shpërndarje
15 sekrete të teknologjisë që duhen shfrytëzuar në udhëtim

alt Puna kërkon gjithnjë e më shumë impenjime mbi kompjuter pa marrë parasysh se ku gjendeni? Për këtë, sa më i përparuar të jetë teknologjikisht celulari që keni, aq më mirë do jetë. Në të kaluarën kemi diskutuar për veglat online si kalendari i Google, shërbimet për mesazhet tekst, shërbimet voice to test, etj. Ndërsa sot do të diskutojmë për 15 teknologjitë dhe veglat e celularit që mund t’i shfrytëzoni kur jeni në udhëtim.   

Përdoreni laptopin si Wi-Fi hotspot:

Kur të gjendeni përsëri në një dhomë hoteli me lidhje interneti vetëm për një kompjuter dhe keni disa laptopë me të cilët duhet të punoni, shtoni një “hoc wireless” dhe shpërndajuani laptopëve të tjerë. Fillimisht lidhni kabullin e ethernet me laptopin. Për të krijuar një rrjet të ri, sigurohuni që të vendosni shpërndarësin e internetit, duke e lënë atë në opsionin “allow” që t’u lejojë përdoruesve të tjerë lidhjen në internet përmes këtij kompjuteri. Që këtu, vendosja e “hoc network” ndryshon prej XP-së në Vista.
Në XP, me tastin e djathtë të miut klikoni ikonën wi-Fi dhe zgjidhni “open network connections”. Pastaj sërish me tastin e djathtë të miut klikoni në Wireless Network Connections dhe zgjidhni properties. Në Wireless Networks klikoni butonin add dhe më pas shënoni një emër dhe fjalëkalim për rrjetin e ri. Përfundojeni procesin duke  e regjistruar në This is a computer to computer network.
Në Vista, me tastin e djathtë të miut klikoni ikonën Network dhe zgjidhni Connect to a network.  Klikoni Set up a connection or network në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni opsionin Set up wireless ad hoc network. Ndiqni instruksionet e konfigurimit dhe më pas ruajeni rrjetin e ri. Pasi të jetë krijuar rrjeti wirelles, mund të lidhni edhe kompjuterët e tjerë.

Vendosni sistemin e sigurisë për laptop
Nëse jeni një udhëtar i shpeshtë, besoj jeni mësuar të punoni me laptopin në vende publike. Për më shumë siguri gjatë rrugës, ju duhet ruajtje fizike e llaptopit dhe një sistem sigurie për softuerin. Kur aktivizohet, alarmi i laptopit, lëshon një sinjal akustik të lartë, nëse ndokush prek kabullin e korrentit, lëviz miun apo tenton ta fikë kompjuterin. Për ta plotësuar sistemin e sigurisë, provoni Yawcam (www.yawcam.com), një aplikacion që e kthen kamerën e laptopit në një sensor lëvizjeje të ndjeshëm, që fotografon njëkohësisht atë që ka para. Në fund zgjidhni veglën Laptop lock (www.thelaptoplock.com), e cila përqendrohet në sigurinë e shtuar për laptopët. Me laptoplock mund të fshini skedarët, të enkriptoni të dhënat dhe të lidhni adresën IP të laptopit.

altKur largoheni, mbylleni automatikisht laptopi dhe hapeni kur të ktheheni.
Btprox (btprox.sourceforge.net) është një aplikacion që monitoron distancën mes kompjuterit dhe telefonit celular apo veglat e tjera Bluetooth, si dhe mbyll kompjuterin kur celulari është jashtë territorit. Kur ju largoheni nga laptopi bashkë me celularin, kompjuteri do të mbyllet duke ruajtur përmbajtjen që ka. Përveç kësaj mund ta rregulloni BtProx në mënyrë që kompjuteri të mbyllet automatikisht dhe të aktivizojë sistemin e sigurisë kur nuk jeni pranë. Vendosni Im forwarding në celular. Komunikimi me anë të mesazheve mund të duket pak i çuditshëm, por në disa zyra ky është komunikimi më i shpejtë dhe më i lehtë mes punëdhënësve dhe punonjësve. Madje mund edhe t’i përgjigjeni IM-it me mesazh tekst, që nënkupton se mund të keni të njëjtën bisedë edhe përmes telefonit. Për më shumë hollësi për AIM në web, shkoni në faqen e Amarica online’s IM Forwarding (mobile.aol.com/aolproducts/imforwarding) klikoni Manage Mobile Settings dhe plotësoni formularin.

Përdorni celularin si Internet hotspot

A ndodh ndonjëherë që shfletuesi celularit dështon në shfaqen e të dhënave të dëshiruara. Lidhni planin data të celularit me laptopin, që të keni mundësinë të lidheni me internetin kudo që celulari ka sinjal. PdaNet (junefabrics.com) mund të fusë çdo lloj telefoni si iPhone, Microsoft Mobile apo Palm OS në ruterin wireless. Nëse keni celular Nokia, atëherë JoikuSpot (joikushop.com/fonspot) mund të kryejë punë.

Përmirësoni postën zanorealt
Vioce mail vizual u mundëson përdoruesve të shohin se kush u ka lënë voicemail dhe të dëgjojnë mesazhet e tyre individuale. Shërbimi pa pagesë YouMail (www.youmail.com) e përmirëson postën zanore të telefonit celular duke i shtuar një voicemail vizual, si dhe një filtër për voicemail. Shërbimi madje mund të dërgojë edhe voicemail në inbox, kështu që arkivimi dhe shpërndarja e mesazheve është shumë e lehtë.

Dërgoni mesazhe SMS te shumë persona njëkohësisht
Sa herë që organizoni diçka me shokët apo kontaktoni kolegët për ndonjë ndryshimin vendtakimi, group messaging është një mundësi e mirë e informimit të shpejtë. Edhe lista e e-mail funksionon gjithashtu, por mesazhet tekst nga telefoni celular janë shumë më të shpejtë dhe më efektive për informim. Por fatkeqësisht duhet të zgjidhni në mënyrë manuale emrat e personave që dëshironi t’u dërgoni SMS në opsionin “to” dhe kjo është tepër e mërzitshme; njëkohësisht dhe humbje kohe. Shërbimi Tatango (www.tatango.com) mundëson të kontaktoni me secilin person nga lista e celuarit duke dërguar vetëm një SMS. Procesi është shumë i thjeshtë. Regjistrohuni në sit, ndërtoni listën e kontakteve dhe kënaquni duke u dërguar SMS shumë njerëzve njëkohësisht e pa humbur kohë.

Emërtoni melodinë

Një mënyre e mirë për ta nxjerrë nga koka një melodi është ta dëgjoni nga fillimi në fund. Por dëgjimi i sërishëm është i pamundur kur nuk dini emrin e melodisë. Mund të hyni në Google, të lëshoni disa melodi që mendoni se i dini dhe mendoni në mënyrë pozitive. Herën e ardhshme kur të dëgjoni melodinë që ju pëlqen, vetëm thirrni në 866/411 – SONG dhe mbajeni receptorin e celularit tek melodia e preferuar për 15 sekonda. Kështu 411 SONG (www.411song.com) do të identifikojë melodinë e preferuar dhe do t’ju dërgojë një mesazh tekst me informacionet e melodisë, dhe një link ku mund ta blesh. Shërbimi kushton 99 cent për çdo melodi të identifikuar. Nëse keni ndërmend ta shfrytëzoni shpesh, shfrytëzimi pa limit që kushton 3.99 dollarë në muaj mund të jetë më i dobishëm.

Kontrolloni gjendjen e llogarisë bankare me anë të mesazheve tekst
alt
Jeni jashtë qytetit dhe nuk dëshironi të ndalni argëtimin, por nuk jeni të sigurt nëse keni mjaft para për të vazhduar. Çfarë të bëni? Dërgoni një mesazh tekst tek Quicken Beam (quickenbeam.intuit.com), një shërbim i sapo lëshuar nga “personal finance software maker”. Me t’u regjistruar, Quicken Beam kontrollon rregullisht llogarinë tuaj bankare. Shkruani tekstin BAL në numrin 636363 dhe do të merrni përgjigje me gjendjen e llogarisë bankare.

Kurseni kur telefononi në 411

Kur ju duhet të merrni informata përmes celularit, 411 është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të shpejta për t’i siguruar ato. Por shërbimet e 411 janë gjithnjë me pagesë. Për ndonjë alternativë tjetër, provoni GOOG-411 (www.google.com/goog411), një shërbim pa pagesë nga gjiganti për kërkime Google. Telefononi në 800/GOOG-411, ndiqni lajmërimet me zë dhe lini programin e identifikuesit të zërit t’ju informojë falas. Në shenjën paralajmëruese thoni “Text message” ose “Map it” dhe në fund të telefonatës merrni më shumë detaje që do t’ju dërgohen drejtpërdrejt në celular.

altMerreni hartën e metrove me vete

Kur udhëtoni me metro duhet të dini rregullat e udhëtimit. iSubwayMaps (isubwaymaps.com) ju ofron hartat e 22 qyteteve të botës, kështu që mund të planifikoni udhëtimin. Hartat e kësaj faqeje janë të përshtatshme edhe për përdorim në iPhone dhe iPod, sepse çdo hartë është vetëm një fotografi e thjeshtë dhe do të duhej të funksiononte në çdo celular.

Blini në Amazon përmes mesazheve SMS

Nëse jeni anëtar i Amazon Prime,keni një listë të gjerë dëshirash, ndërsa personi që sjell dërgesat tek ju, ju njeh mirë, me emër dhe biemër. Pranojeni! Jeni një njeri i pasionuar pas Amazon. Pra, si mbijetoni kur jeni larg shfrytëzimit të internetit? Vizitoni Amazon TextBuyIt (payments.amazon.com). Ky është një shërbim pa pagesë me anë të së cilit Amazon ju mundëson të gjeni dhe të blini produkte përmes mesazheve tekst. Për ta përdorur mund të shkruani në Amazon (262966). Amazon BuyIt do t’ju dërgojë një listë të rezultateve dhe më pas mund t’ia ktheni porosinë kompanisë me emrat e artikujve që dëshironi të blini. Më pas, kompania do t’ju kontaktojë për detajet e shërbimit. Është e lehtë, e shpejtë dhe besoj se duhet t’i kënaqë nevojat tuaja për të blerë online.

Rrini të informuar përmes mesazheve SMS
RSS feeds (Really Simple Syndication) është një ëndërr e realizuar për mbajtësit e përmbajtjeve të uebfaqeve. Por një lexues i lajmeve nuk do t’ju bëjë shumë mirë kur jeni larg nga kompjuteri. Vegla pa pagesë Pingie (pingle.com) krijon lajmërime SMS nga çfarëdo RSS feed. Ndaj kudo që ndodheni, do të merrni lajmërime SMS për më të rejat nga faqet tuaja të preferuara.

Shkoni drejt e në voicemail me SlyDial
Në kohën ndërmjet mbledhjeve, ndoshta keni kohë të mjaftueshme për një mesazh teskt, por nuk mund ta shkruani; apo ndoshta thjeshtë doni të shmangni bisedat me personin në anën tjetër të tavolinës. Por, a nuk do të ishte mirë që të kaloni drejt e në voicemail? Faqja SlyDial (slydial.com) mundëson të bëni pikërisht këtë. Mund t’i ikni formaliteteve të bisedave duke dërguar drejtpërdrejt një voicemail. Personi nuk do ta dijë se e keni thirrur derisa incizimi t’i arrijë në inbox. Kështu që keni dërguar një mesazh të shkurtër me efekt maksimal. Për më shumë strategji teknologjike si kjo e fundit, shikoni artikullin tim “12 Sly Web Tricks that Put You in Control” (find.pcworld/61988).

altGjeni veten në hartën e Google

Kur t’ju duhet të dini për një grumbull drejtimesh apo propozime për një restorant të mirë lokal, zakonisht duhet ta hapni hartën e Google, t’i tregoni adresën dhe pastaj të kërkoni atë që keni nevojë. Për të mos bërë gjithë këtë punë të mundimshme instaloni Geode Firefox extension (find.pcworld.com/61991), the Greasemonkey extension (www.greasespot.net), dhe Google Maps e Geode Greasemonkey script (find.pcworld.com/61992). Herën e ardhshme kur të vizitoni hartën e Google, do të shihni afër kutisë kërkuese linkun e pozicionit të ri, që do të gjejë vendndodhjen tuaj në hartë duke përdorur softuerin për pozicionim Wi-FI. Dhe kur Firefox 3.1 të ketë dalë në treg, nuk do t’ju nevojitet fare të përdorni Geode extension.

 

Lajmet e fundit>