Lajmet

Më 18 Maj në Tiranë konferenca rajonale e IT-së

May 15 2012
0 Shpërndarje
Më 18 Maj në Tiranë konferenca rajonale e IT-së

Këtë javë do të organizohet në Tiranë një konferencë rajonale e IT-së, e organizuar nga USAID RCI dhe USAID Rritje Albania në bashkpunim me Albanian IT Association – AITA. Në të do të marrin pjesë kompani të ndryshme, të huaja dhe Shqiptare për të ndare me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre, si dhe gjithashtu të shtrojnë ide dhe të imponojnë zgjidhje për probleme të ndryshme në fushën e teknologjisë së informacionit. Plani kryesor i saj është të rritet ndërgjegjësimi në funshën e teknoligjisë së informacionit.

Ndër të ftuarit mund të përmendim z. Genc Pollo, Minister i Inovacionit, i cili do të mbajë një fjalim në hapjen e konferences; z. Dritan Mezini, kryetar i bordit të AITA, si dhe z. Joe Williams, drejtori i USAID Albania. Gjithashtu do të këtë përfaqësues organizatash nga shumë kompani vendore, të huaja dhe rajonale, të cilat do të japin kontributin e tyre në ndërgjegjësimin dhezhvillimin e këtij sektori.

Por çfarë do të ndodhë më 18 maj?

Dita do të jetë e pasur me tematika për të cilat do të ketë shumë vend për të diskutuar. “Tendencat rajonale dhe globale te Teknologjise se Informacionit”, do të jetë një nga pikat kryesore për të cilat do të flitet, dhe e para në rradhën e tyre.

Moderator i përgjithshëm do të jetë z. Dritan Mezini, pas te cilit do të kenë mundësinë të japin mendimet e tyre dhe zv. presidente për shitjet znj. Tatiana Hinova, nga kompania IDC, zv. presidenti i PIN-SME George Brashnarov duke përfunduar me kryetarin e SEE ICT Forum, Toni Petreski. Pas fjalimeve te ftuarit dhe gazetarët do të mund të bëjnë pyetje të ndryshmë për ato çfarë thanë. Çdo gjë do të pasohet nga një pushim i shkurter 30 minutësh.

Tematika e dytë për të cilën do flitet është “Bashkëpunime kompanish në fushë rajonale” (Shembuj kompanish nga vende të ndryshmë që punojnë së bashku). Bëhet fjalë për kompani të ndryshme të cilat kanë zyra dhe veprojnë dhe në një shtet tjetër. Do të ketë shumë shembuj të qartë të një bashkëveprimi rajonal. Ndër më kryesoret mund të përmendim kompanine TNC, përfaqësuesi i të cilit do të jetë z. Adrian Shehu, kompania e të cilit edhe pse është Shqiptare ka partnerë Kosovarë, dhe e shtrin shërbimin e vet edhe atje. Kompani tjetër që do të japë shembullin e vet do të jetë Smartcom, me përfaqësuesin e vet Peter Statev, Kompani Bullgare që punon gjithashtu në Turqi, Serbi dhe Rumani; Nextsense me përfaqësuesin e saj Vasko Kroneski, Kompani Maqedonase që punon gjithashtu ne Shqipëri, Kosovë dhe Mal te Zi si dhe në fund DM Consulting me përfaqësues Dritan Mezini, Kompani Shqiptare që punon dhe në Kosove. Edhe në këtë rast gazetarët do të kenë të mundur t’u bëjnë pyetje në ndryshme përfaqësuesve. Pas kësaj pjese, të ftuarit do të kenë mundësi të hanë drekë në ambjentet e Hotelit.

Pas drekës do të flitet se “Pse standartet dhe çertifikimet janë të rëndësishme në konkurrencen rajonale”. Do të kenë mundësinë të flasin perfaqësuesi i European Software Institute (ESI), George Sharkov; përfaqësuesi e EMC Laboratory Serbia, Nikola Nenadic, TP Consulting Macedonia, Jasmina Trajkovska si dhe në përfundim z. Endri Hasa, nga Agjensia Nacionale e Informacionit. Direkt pas saj tematika e eventit do të jëtë për “Zgjdhje te sukseshme në fushën e IT”; një temë shumë interesante dhe me një fushë të gjerë problematikash. Moderator e këtij i saj do të jetë znj. Edlira Kasaj nga USAID Rritje Project. Do të kemi mundësinë të degjomë dhe mendimet e George Brashnarov nga Bullgaria në fushën e eEnergy Efficiency; ndërsa kompani vendore në fushën e  eGovernment nga Romeo Sherko,  përfaqësues i ikubInfosoft si dhe nga Mr. Benard Shehu, CEO nga kompania Konsoft, Albania, dhe së fundmi për eMunicipalty / eCity nga Mladen Simunac, Microgrupa, Croatia.

Pjesa e fundit do të permblidhet në një konference ku të gjithë përfaqusuesit e kompanive do të ulen dhe do të flasin për qendrat e Inovacionit dhe përsosmërise, me moderator të përgjithëm George Sharkov, këshillar i RCI. Shtetet kryesorë që do të kenë përfaqësuesit në këtë “tavolinë të rrumbullakët” do të jenë nga Bosnia dhe Herzegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Turqia. E gjithë dita do të mbyllet më një network reception ne ambjenet ku u mbajt konferenca. Çdo gjë do të zhvillohet në ambientet e Sheraton Hotel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>