Harduer

18 vjeçarja Kharen zbulon teknologjinë që mund të karikojë celularët për 20 sekonda

May 21 2013
0 Shpërndarje
18 vjeçarja Kharen zbulon teknologjinë që mund të karikojë celularët për 20 sekonda

mbushesNjë nxënëse gjimnazi në Kaliforni ka shpikur një mënyrë të re për karikimin e plotë të celularëve brenda 20-30 sekondave.

18 vjeçarja Eesha Kharen arriti të fitonte çmimin “Shkencëtari i Ri ” prej 50 000 $ për realizimin me sukses të një projekti që konsistonte në ofrimin e një mënyre të re për karikimin e shpejtë të pajisjeve elektronike.

Pajisja përdor një super kondensator të përmirësuar, i cili mund të ruajë sasi shumë të mëdha energjie brenda një hapësire shumë të vogël duke përdorur një elektrodë nanorod. Kjo pajisje është e aftë të kryejë 10 000 cikle karikim-rikarikim dhe mund të arrijë të karikojë plotësisht telefonin brenda 20-30 sekondave.

Një karikuesi tradicional i duhen disa orë për të përfunduar karikimin e plotë dhe është i aftë të kryejë vetëm 1000 cikle për bateritë e rikarikueshme. Kharen është shprehur se teknologjinë që ka zbuluar e ka përdorur për të ndezur një llambë LED dhe beson se në të ardhmen kjo teknologji do të përdoret tek smartfonët. Ajo thekson se pajisja është tepër fleksibile dhe do mund të gjejë shumë përdorime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>