Lajmet

180,000 aplikacione do të ndalojnë së funksionuari në iOS 11

Aug 27 2017
0 Shpërndarje
iPhone 5S është mes nesh prej 3 vitesh dhe aplikacionet më popullore tashmë janë në formatin 64-bit. Çfarë do të thotë konkretisht ky ndryshim? 180,000 aplikacione do të ndalojnë së funksionuari në iOS 11

Kur iOS 11 të mbërrijë zyrtarisht, pritet që një ndryshim me impakt afatgjatë të bëhet i pranishëm: Apple nuk do të mbështetë aplikacionet 32bit.

Ndryshimi është spekuluar prej kohësh, që kur Apple lançoi iPhone e parë me procesor 64bit, iPhone 5S-në në 2013-ën.

Asokohe kompania filloi të paralajmëronte zhvilluesit për përditësimin e aplikacioneve. Por duke filluar që nga Janari i këtij viti, përdoruesit gjithashtu u njoftuan nga kompania se aplikacionet e tyre 32-bit të instaluara nuk do të funksionin gjithashtu kur të debutonte iOS 11.

Në Qershor u raportua se aplikacionet e para 32-bit kanë filluar të lënë App Store. iPhone 5S është mes nesh prej 3 vitesh dhe aplikacionet më popullore tashmë janë në formatin 64-bit. Çfarë do të thotë konkretisht ky ndryshim?

Apple do të ndalojë mbështetjen për 200,000 aplikacione në Shtator. Sipas firmës Sensor Tower, janë 187,000 aplikacionet 32-bit në App Store, ose 8% e aplikacioneve në tërësi për iPhone.

Disa prej tyre janë Youtube Capture, iSpadez, Neo Nectaris dhe Infinity Blade. Megjithatë aplikacionet tuaja 32-bit të preferuara nuk do të zhduken menjëherë sapo iOS 11 të debutojë. Ata do të qëndrojnë për ca kohë ekzistent në ato telefonë të papërditësuar në iOS 11. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>