Harduer

199 dollarë do kushtojë Nvidia me platformën e re për tabletët Android

May 24 2012
0 Shpërndarje
199 dollarë do kushtojë Nvidia me platformën e re për tabletët Android

Nvidia është duke arritur sukses me prodhuesit e tabletëve me një platformë të re për një tablet Tegra 3. Ajo ka versionin Ice Cream Sandwich të sistemit operativ Android, që mund të kishte çmimin 199 dollarë, por është vërtetë mbresëlënëse rreth mundësive që ofrohen në hapësirën e tabletit që do të dalin kur Windows 8 të lëshohet.

Ndërtuesi i çipave të grafikëve paraqiti një platformë të re të Androidit të quajtur Kai në takimin vjetor të poseduesve të aksioneve të mbajtur gjatë Konferencës për Teknologjinë GPU gjatë javës së kaluar. Së pari, e vërejtur nga The Verge, zv-Kryetari i Marrëdhënieve me Investitorë i Nvidias, Rob Csonger, paraqiti planet e ndërmarrjes për përdorimin e “salcës së fshehtë që është brenda Tegra 3” për të dërguar një tablet katërbërthamor me një çmim në fund të vitit që përkon me Kindle Fire të Amazon (shikoni këtu paraqitjen e Kai).

“Vitin e kaluar, strategjia jonë për tablet ishte njëra nga fushat… ne do të kishim dashur të shkonim pak më ndryshe. Na mori pak kohë, derisa zhvilluam disa tabletë të mirë dhe unë mendoj që ata tabletë kushtonin pak më shtrenjtë sesa  mund ta mbante tregu,” – iu tha Csonger poseduesve të aksioneve të ndërmarrjes Nvidia.

Prodhuesi i çipave të grafikëve lëshoi gjeneratën e vet të tretë (Sistemi-në-një-çift Tegra) gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ishte përdorur nga Asus në laptopin tablet Eee Pad Transformer Prime që u paraqit në muajin dhjetor. Transformer Prime për momentin kushton 499 dollarë.

Lajmet e fundit>