Harduer

Më 2 Maj Microsoft mban një aktivitet ku priten pajisje të reja

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Por në Janar kompania la të kuptohej se pajisje të reja me kosto të ulët dhe Windows 10 po vinin nga partnerët Acer, HP dhe Lenovo. Më 2 Maj Microsoft mban një aktivitet ku priten pajisje të reja Photo Source: Microsoft

Në Tetor Microsoft prezantoi Surface Studio, një desktop All-in-One dhe një model të ri të Surface Book.

Por në Janar kompania la të kuptohej se pajisje të reja me kosto të ulët dhe Windows 10 po vinin nga partnerët Acer, HP dhe Lenovo. Sot kompania dërgoi ftesa për një aktivitet i cili do të mbahet më 2 Maj dhe titullohet #Microsoftedu.

Në këtë aktivitet i cili do të transmetohet live do të marrë pjesë vetë shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella i cili do të prezantojë softuerë dhe harduerë të rinj. Megjithatë sipas disa raporteve nuk pritet një Surface Pro 5 e as një telefon Surface.

Duke qenë se dy ditë më parë filloi dërgimi i përditësimit të Krijuesve, kompania ka shumë gjëra për të cilat do të flasë për Windows-in. Disa media sugjerojnë një version të ri të sistemit operativ quajtur Windows 10 Cloud.

Së fundi duke pasur në konsideratë ngjyrat dhe kreativitetin e ftesës, kompania pritet të zbulojë pajisje dedikuar proceseve mësimore. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>