Blog

20 artikujt më të edituar në 2016-tën në Wikipedia

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
20 artikujt më të edituar në 2016-tën në Wikipedia

deaths-930x445Një fushatë e egër e publikimit të ngarjeve të 2016-tës nga Twitter, Facebook dhe Google ka filluar prej ditësh dhe Wikimedia Foundation është anëtari më i ri kësaj nisme me publikimin e listës së artikujve më të edituar në Wikipedia për 2016-tën.

Surprizat janë të shumta, por siç mund të prisni emrat më të përfolur janë Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Pavarësisht popullaritetit dhe vëmendjes që morën zgjedhjet presidenciale në SHBA, është një artikull që ua kalon të gjithëve: Vdekjet në 2016-tën i cili mori 18,320 editime deri në këtë moment që po shkruajmë.

Artikuj të tjerë të editur përfshijnë sulmin terrorist në Orlando të Floridas, Panama Papers, Bailando 2015, Beverly Gray e shumë të tjera.

Mëposhtë do të gjeni listën e 20 artikujve më të edituar në 2016-tën në Wikipedia:

  1. Vdekjet në 2016 (18,230 edits)
  2. Donald Trump (8,933)
  3. Lista e mbështetësve të Hillary Clinton (6,527)
  4. Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2016 (6,162)
  5. Kandidatët Republikan për President të SHBA-ve (5,715)
  6. Sulmi Terrorist në Orlando (5,540)
  7. Bailando 2015 (5,342)
  8. Lista e mbështetësve të Donald Trump (5,328)
  9. Sporti në 2016 (5,277)
  10. Muzika Koreano-Jugore në 2016 (5,074)
  11. Beverly Gray (4,957)
  12. Sondazhet e zgjedhjeve presidenciale Amerikane (4,743)
  13. Panama Papers (4,659)
  14. Televizioni Filipinas në 2016 (4,600)
  15. Sezoni i Tajfuneve në 2016 (4,244)
  16. Sezoni i Uraganeve në 2016 (3,874)
  17. Kandidatët Demokratë për President të SHBA-ve (3,736)
  18. Batman v Superman: Dawn of Justice (3,593)
  19. Jeta e Pablos (3,574)
  20. Vincent van Gogh (3,551)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>