Vëzhgim

20 milionë njerëz e lexuan blogun e Google

Jan 1 2012
0 Shpërndarje
20 milionë njerëz e lexuan blogun e Google

Kështu që është interesante të shihen të dhënat se sa vizitorë e kanë vizituar blogun e Google dhe cilat postime kanë marrë më së shumti trafik. Në fakt, duke shikuar vitin 2011, Google ka qenë me më së shumti postime në krahasim me vitet e kaluar. Gjiganti i kërkimit publikoi një numër të statistikave duke treguar numrin e postimeve që ishin postuar në blogun e ndërmarrjes, numrin e vizitave, postimet më të popullarizuara dhe postimet më të popullarizuara në Google+.

Në vitin 2011, Google publikoi 471 postime, që paraqet 17 postime më tepër se në vitin 2010. Blogu kryesor i ndërmarrjes mori 19,905,679 vizitorë unikë nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Postimi që kishte marrë së shumti trafik ishte një që për përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit 2011, që kishte 1,731,280 shikime unike. Dhe ky postim ishte lidhur për të formuar portalin e kërkimit të Google, që ndihmoi në rritjen e trafikut.

Postimi tjetër më i popullarizuar ishte pjesa që tregonte hapjen e rrjetit Google+, me 909,537 shikime unike; e përcjellur nga “Bingu i Microsoft përdor rezultatet e kërkimit të Google – dhe e mohon atë” me 538,764 shikime unike dhe blerjen e Motorolas nga Google gjatë muajit gusht me 431,366 shikime unike./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>