Vëzhgim

20 vite të bërthamës Linux

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
20 vite të bërthamës Linux

Ky sistem përdoret mjaft shumë edhe për shkak të sigurisë së madhe, stabilitetit dhe mundësisë për ndryshim dhe përhapje.

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit, organizata Linux Foundation ka ndërtuar një infografikë ku paraqet ngjarjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë sistem operativ gjatë 20 viteve të ekzistimit.

Në Kosovë ekziston shoqata FLOSSK, e cila mirret me përhapjen e softuerit të lirë dhe të hapur, ku bën pjesë edhe ideja për ta përhapur këtë lloj të softuerit sa më shumë tek shqiptarët (nëse keni dëshirë, edhe ju mund të bëheni pjesë e kësaj shoqate). Anëtari i bordit të kësaj shoqate, Arianit Dobroshi, ka bërë një kërkesë që softueri i lirë dhe i hapur të fillojë të përdoret edhe në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, për të pasur përfitime të dukshme.

Le të kthehemi tek Linux në përgjithësi, që paraqet, me ilustrime, ndryshimet  e kësaj bërthame./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>