Lajmet

20-vjeçarja gjurmon agresoren me facebook

Nov 21 2009
0 Shpërndarje
20-vjeçarja gjurmon agresoren me facebook

Në një seri të sezonit të kaluar të spektaklit të Top Channel Portokalli, shumë prej nesh kanë qeshur me ‘tregimin’ e policit (Kolës), se si kishte thurur një kurth ndaj trafikantëve të drogës duke i mbledhur të gjithë në facebook, por pak e ndante këtë skenar humoristik nga realiteti.

Jennifer Wilson, 20 vjeç, ka përdorur facebook për të gjurmuar agresoren e sajë pasi Ashleigh Holliman, 22 vjeç e kishte goditur me një gotë birre në një sulm totalisht të paprovokuar në një klub.

Rojet e klubit e patën të pamundur të identifikonin dhe bllokonin Holliman dhe policia nuk arriti të gjente prova fizike në vendngjarje dhe as videot e mbikqyrjes nuk ishin mjaft të qarta për këtë qëllim.

Atëherë Wilson e mori vetë situatën në dorë, dhe duke kërkuar mesh miqve të miqve, arriti të identifikonte fotografinë e agresores së sajë. Gjithashtu në facebook arriti të gjente adresën e shtëpisë dhe atë të punës, vend ku policia gjeti dhe arrestoi Holliman, e cila pranoi krimin dhe u dënua me 120 orë shërbim në komunitet.

“Si përfundim, u detyrova të bëj vetë punën e policëve dhe ta gjurmoj këtë vajzë në facebook” tha Wilson. “Ajo vajzë po më vështronte gjithë natën dhe krejt papritmas, në një moment kur po kërceja me shokët e mi ajo më goditi me gotë në fytyrë. Arriti të largohej por unë njoha një prej miqve të sajë dhe vendosa ta gjurmoja sepse nuk e meritoja atë që më kishte bërë”

Lajmet e fundit>